Ky është shefi i hebrenjve të New Yorkut, ai është kundër pushtimit të Palestinës nga Izraeli

Ky është shefi i hebrenjve të New Yorkut, ai është kundër pushtimit të Palestinës nga Izraeli

Kushtrim Osmani
Zotëria në foto është shefi i hebrenjve të New York-ut dhe është kategorikisht kundër pushtimit të territoreve palestineze nga Izraeli. Ai më tha: Kreshnik unë mendoj se muslimanët dhe hebrenjtë mund të jetojnë bashkë në paqe siç kanë jetuar për qindra e qindra vite dhe ka të drejtë.

Terrori nisi pas 48-tës kur britanikët krijuan kushtet për krijimin e Shtetit të Izraelit tek tokat e palestinezëve. Më pas dhuna prodhon dhunë dhe terrori prodhon terror. Kush kërkon fajin tek njëra anë duke aminstuar tjetrën është mashtrues i lindur dhe dallkauk ose injorant nga gjeopoitika dhe historia.

Levizja Atdheu njeh të drejtën e të dy popujve për të patur dy shtete të pavaura dhe uron tërheqjen e Izraelit tek kufijtë e 1967-tës dhe Palestinë e pavarur me kryeqytet Jeruzalemin Lindor, duke zbatuar kështu rezolutat e OKB.

Në rrafshin njerëzor jetët e civilëvë palestinezë me ata izraelitë janë njëlloj me të njejtën shenjtëri, kush thotë ndryshe është një vrasës i lindur.

Në rrafshin gjeopolitik dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare shqiptarët i kanë borxh Izraelit Kosovën sepse pa Madleen Albright, Eliot Angel, Westly Clark dhe lobin hebre në Amerikë Serbia, Rusia dhe aleatët e tyre do të na shqyenin dhe do të na bënin sallam, më keq se na bënë ndaj ne kemi detyrime që nuk i harrojmë dot dhe nuk bëjmë dot humor fiozofësh interneti me këtë histori.

Në rrafshin historik ne shqiptarët i kemi mbrojtur hebrenjtë nga nazistët dhe kjo tregon se besimi islam i mbrojtësve të hebrenjve nuk ishte burimi i urrejtjes për hebrenjtë. Janë padrejtësitë atl që mbjellin urrejtje.

Deklarat e njëanshme disa politikanëve shqiptarë që shquhen për servilizëm të neveritshëm vijnë sepse disa prej tyre mendojnë se për të bërë karrierë politike duhet ta kesh mirë me hebrenjtë dhe amerikanët, ndërsa disa që kanë halle të mëdha në Amerikë mendojnë se duke u lëpirë në Tel Aviv zgjidhin hallet tek Blinkeni në Washington por ky është një iluzion i madh. Ndërsa anonimët që bëjnë tifozllëk janë thjeshtë anonimë të dobishëm.

Fjala më e drejtë që është thënë për konfliktin në Lindjen e Mesme mban firmën e Nelson Mandelës që ka thënë:

“Liria ime nuk ka për tu plotësuar kurrë pa lirinë e popullit palestinez”.

Kjo është e vetmja formulë që ndal gjakun. Të gjitha formulat e tjera prodhojnë gjak.

Të gjitha të tjerat janë biznes me gjak njerëzish dhe popujsh të pafajshëm dhe këtë e bëjnë vetëm ordinerët!

Lëvizja Atdheu

shqipëriadotëngrihetserish