E konfirmuar: 40 shqiptarë u kthyen nga Izraeli me fluturim të posaçëm, mes tyre edhe nga Kosova

Mbrëmjen e të dielës ka mbërritur në Shqipëri avioni i parë me qytetarë shqiptarë të cilët kanë kërkuar të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës.

Ministria e Jashtme ka njoftuar zyrtarisht se nga Izraeli janë kthyer 40 shqiptarë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ambasada Shqiptare në Izrael.

Pasagjerët janë pritur nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.Sipas Ministrisë, në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.