Xhensila Myrtezaj, është në muajin fundit të shtatzënisë?

Bukuroshja me këtë rast ka ndarë një fotosesion, me anë të të cilit ka vënë në pah barkun e rrumbullakosur.

Artistja shfaqet me një palë sytjena të zeza si dhe gete të ngjashme, gjersa dukjen e kompletoi me grim të thjeshtë e flokë të kapura.

“Nëntë muaj duke u përgatitur për të rënë në dashuri për një jetë”, ka shkruar ajo.

Xhensila ndryshe është e martuar prej vitesh me humoristin e këngëtarin e njohur, Bes Kallaku.

Ata kanë bashkë edhe një vajzë të quajtur, Ajka.