Shkup, 22 tetor – Pas miratimit nga ana e Qeverisë, banesat e konfiskuara të ish-Kryeministrit Nikola Gruevski, do të dalin në shitje.
Vlera e dy banesave në “Rrugën e Bihaqit” në Shkup dhe tre apartamentet në “Panorama Rezidens”, sic percjell KlanM, vlerësohën në 1.9 milion euro, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Driton Nebiu, Drejtori i Agjencisë për pronë të konfiskuar.
“Sipas dokumentacionit që posedoj nga Byroja për ekspertizë ligjore, e gjithë prona ende nuk është kompletuar me vlerësimin, kemi edhe dy prona të patunshme. Për gjithë të tjerat vlerësimi është bërë, për të gjitha banesat dhe vlera është diku rreth 2 milion euro. Vlerësimi është bërë nga Byroja për ekspertizë ligjore dhe nëse dalin në shitje, nëse ankandi përfundon me sukses, kjo shumë mund të kthehet shpejt në buxhetin e shtetit” – tha Driton Nebiu.