Ministri izraelit Eliyahu: “Hedhja e bombës atomike në Gaza është një nga mundësitë”

Ministri izraelit i Trashëgimisë, Amichai Eliyahu nga ekstremi i djathtë tha se hedhja e bombës atomike në Rripin e Gazës nën bllokadë është një nga mundësitë dhe se palestinezët që jetojnë në rajon duhet të largohen ose në Irlandë ose në shkretëtirë, transmeton Anadolu.

Në një program radioje ku mori pjesë, Eliyahu dha deklaratë skandaloze kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.

I përfshirë në qeverinë e koalicionit nga Partia Otzma Yehudit (Fuqia Hebraike) e cila del në pah me armiqësinë e saj ndaj palestinezëve dhe për pikëpamjet e ekstremit të djathtë, Eliyahu mbrojti idenë se në Gaza nuk duhet të lejohet hyrja e ndihmave humanitare në asnjë mënyrë.

– “Palestinezët në Gaza mund të largohen në Irlandë ose në shkretëtirë”

Eliyahu kërkoi rindërtimin e Gazës dhe që në rajon të ndërtohen vendbanime ilegale hebreje.

Në pyetjen së çfarë do të ndodhë me palestinezët që jetojnë në Gaza, Eliyahu u përgjigj: “Mund të largohen në Irlandë ose në shkretëtirë, ‘përbindëshat në Gaza duhet të gjejnë vetë zgjidhje”.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse “ka apo jo nevojë për hedhjen e bombës atomike në Gaza”, Eliyahu tha: “Kjo (hedhja e bombës atomike në Gaza) është një nga mundësitë