Sot mora pjesë në tryezën organizuar nga Instituti INDEP, për të diskutuar rreth raportit të Agjendës së Gjelbër, arritjet e Kosovës 🇽🇰 tri vite pas Samitit të Sofies.
Më 10 nëntor 2020, Kosova, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, nënshkroi Deklaratën e Samitit të Sofies, duke marrë përgjegjësinë për mbushjen e objektivave të Agjendës së Gjelbër. Ky plan, i ndarë në pesë shtylla, paraqet një udhërrëfyes për Kosovën dhe vendet tjera në rrugën drejt dekarbonizimit, tranzicionit të sektorëve në ekonominë qarkore, mbrojtjes nga ndotja, ngritjen e qëndrueshmërisë së sistemeve bujqësore, si dhe ruajtjen e biodiversitetit.
Sot përmenda:
🟢 Strategjinë e Energjisë 2022-2031 e cila parasheh ndërtimin e kapaciteteve të reja të erës dhe diellit ☀️;
🟢 Ligjin për Burime të Ripërtëritshme të Energjisë;
🟢 Ankandin e parë konkurrues i kapaciteteve solare në vend për 100MW:
🟢 Programin kompakt të MCC në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh për ndërtim të kapaciteteve akumuluese që do të integrohen me burime të ripërtëritshme;
🟢 Projekti Solar4Kosovo në bashkëpunim me KfW i cili jo vetëm që dyfishon mbulueshmërinë e rrjetit të ngrohtores në Prishtinë duke ulur kështu varësinë nga energjia elektrike për ngrohje, por e bën këtë përmes energjisë së diellit;
🟢 Mbështetjen e blerjeve të pasijeve efiqiente për ulje të konsumit të energjisë.