Ylli që po shkëlqen në sportin ndërkombëtarë

Karatisti i njohur kumanovarë Ylli Bilalli do të merr pjesë në Kampionatin Botëror për Kupën e botës të të rinjve në kategorinë U21 e cila do të mbahet nga 22 deri 25 shkurt 2024 në Fuxheira të Emiratëve të Bashkuara Arabe në një konkurencë të Top 50 më të mirët e botës,Ylli është i ranguar në vendin e 12. Shoqata “Lexo” me seli në Kumanovë, i jepë mbështete materiale dhe morale që të merr pjesë në këtë kampionat botëror Ylli Bilallit. Shpresojmë dhe urojmë që Ylli të ketë suksese e të kthehet si kampion i botës në karate. Krenohemi me Yllin dhe me të gjithë sportistët tanë që kontribojnë për sportin dhe na bëjnë të njohur në arenën ndërkombëtare.
Suksese Ylli.