Personalitete nga Sllupçani me renome ndërkombëtare

Fakte për Sllupçanin

Personalitete nga Sllupçani me renome ndërkombëtare

Mevludin Memedit

Mevludin Memedi është lindur ne fshatin Sllupçan ku edhe kreu shkollën fillore. Mé pas filloi shkollimin e mesëm në Tetovë ku dhe në vitin 2006 diplomol në Univerzitetin e Europës Jugë-Lindore. Në janarë të vitit 2007 filloi studimet e magjistraturës në Borlänge të Suedis. Mevludini në tetorë të vitit 2008 mori titullin Master në Shkencat e Inxhinjerisë Kompjuterike me specializim në Inteligjencë Artificiale ku dhe mori çmimin për temën e Magjistraturës më të mire për vitin 2009. Në vitin 2014 mori titullin doktor shkence (PhD) në Teknologjitë Informative në Univerzitetin e Örebros të Suedisë.

Prej muajit gusht të vitit 2023 Dr. Mevludini punon si asistent profesor në Departamentin e Operacioneve dhe Menaxhimit të Projekteve në Kolegjin e Biznesit, në Universitetin Alfaisal në Riyadh të Arabisë Saudite. Pas marrjes së gradës së Doktoratës Dr. Mevludini ka mbajtur pozita të rëndësishme në fushën akademike dhe punoi si asistent profesor në dy univerzitete suedeze dhe në Vjenë të Austrisë.

Pas përfundimit të doktoratës, ai filloi karrierën akademike në Departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin e Dalarnas, Suedi. Më pas në prill të vitit 2016, Dr. Mevludini u transferua në Örebro të Suedisë dhe punoi si asistent profesor në Departamentin e Informatikës në Shkollën e Biznesit në Universitetin e Örebro. Gjatë vitit 2023, Dr. Mevludini gjithashtu punoi në Departamentin e Sistemeve të Informacionit dhe Menaxhimit të Operacioneve në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit (Vienna University of Economics and Business) në Vjenë, Austri

Gjatë punës së tij në akademi Dr. Mevludini u involvua në hulumtime shkencore dhe u morë me aktivitete mësimore. Në Suedi, ai ligjëroi kurse në anglisht dhe suedisht për studentët në nivelin Bachelor dhe Master. Ekspertiza e tij mësimore përfshin kurse të ndryshme për sistemet e informacionit duke përfshirë sistemet e bazave të të dhënave digjitale, programimin, sigurinë e informacioneve digjitale, intelegjencën artificiale, dhe metodat kuantitative. Si ligjërues Dr. Mevludini u inkuadru plotësisht në jetën akademike dhe luajti një rol kyç në zhvillimin e kurseve të reja për program të ri Master në Menaxhimin e Sigurisë së Informacionit Digjital në Universitetin e Örebro. Si rezultat Dr. Mevludini fitoi çmime pedagogjike dhe prezentoi metoda të reja per ligjërim në arsimin e lartë nëpër konferenca suedeze dhe ndërkombëtare.

Pjesa tjetër e profilit të Dr. Mevludinit përqendrohet në kërkime shkencore. Puna shkencore e tij kryesisht fokusohet në zhvillimin e sistemeve të informacionit për një shëndetësi efektive, me një theks të veçantë në aplikimin e intelegjences artificiale. Konkretisht, puna kërkimore e Dr. Mevludinit ka qenë e fokusuar në perdorimin e teknologjive të sensorave dhe telefonave të mençur (smartphones)

3 Dhjetor 2023