Dega e BDI-së, në Kumanovë vazhdon me aktivitete.

NJOFTIM

Të dashur anëtarë dhe simpatizant të Bashkimit Demokratik për Integrim,

Të nderuar qytetarë,

Dega e BDI-së, në Kumanovë vazhdon me aktivitete.

Në kuadër të takimeve me qytetarë, ditën e shtunë me datë 16.12.2023 me fillim prej ora 13:00, në zyrën e Degës së BDI-së në Kumanovë, organizon bashkëbisedim me qytetarët.

Të pranishëm në takim do të jenë Ministri i Punëve të Jashtmë të Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani, deputetët e zonës dhe funksionarë të Bashkimit Demokratik për Integrim nga Kumanova.

Jeni të ftuar të gjithë të interesuarit që së bashku të diskutojmë për zhvillimet e fundit politike në vend, politikën e jashtme si dhe për çdo çështje që ju intereson dhe të dëgjojmë çdo vërejtje apo këshillë tuajën.

Me respekt.

Dr.Ridvan Asani
Kryetar i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – Kumanovë.