SLLUPÇANI NË ANTIKË – shkëputje nga libri “Popullsia e Sllupçanit nga antika deri në ditët tona”, autor: Fejzulla Arifi.

Fakte historike për Sllupçanin

SLLUPÇANI NË ANTIKË – shkëputje nga libri “Popullsia e Sllupçanit nga antika deri në ditët tona”, autor: Fejzulla Arifi.

Sllupçani është një vendbanim i lashtë. Për origjinën e emrit të Sllupçanit nuk kemi arritur të gjejmë ndonjë të dhënë që mund ta kosiderojmë si argument shkencor. Është nga ato vendbanime që e ruajnë këtë emër që nga periudha antike, gjatë periudhës osmane dhe pas saj me përjashtim të parashtesës U-sllupçan që e merr nga gjuha turke e kështu figuron në të gjitha dokumantet osmane. Gjatë mbretërisë jugosllave dhe në atë të jugosllavisë komuniste, në dokumentet zyrtare i shtohet prapashtesa e – Sllupçan-e, por emrin origjinal që e ka ruajtur deri në ditët e sotshme është Sllupçan/i për dallim nga fshatrat tjerë si p.sh Runica është qujatur në periudhën osmane Rukinçe apo Orizarja është quajtur edhe si Hasanovci etj.
Duke e marrë parasysh faktin se shtrihet shumë afër kodrës “Hisari i Madh” i cili emër e ka kuptimin “Kalaja e Madhe” ku edhe sot e kësaj dite ekzistojnë gërmadhat e një kalaje që daton nga periudha e Antikitetit të Vonshëm të shek. 2-3 të erës sonë. Kjo tregon qartë se është një vendbanim i lashtë që nga periudha antike. Sipas arkeologut Viktor Lilçiq, kjo kala në Antikitetin e vonshëm ishte një pikë e rëndësishme. Aty në pjesën jugore ishte Kështjella – baza e lokalitetit Hisar, nga e cila kontrollohej edhe rruga malore përmes Majës së Zezë dhe rrugës për në Gjilan.