Personalitete të shquara nga Sllupçani

Shkruan: Fejzulla Arifi

Fakte për Sllupçanin

Personalitete të shquara nga Sllupçani

Nexhmedin Sadiku, Kryetar i Klubit të Shaut “Teuta” Likovë

Një lojë e vjetër fisnike mendore, e preferuar edhe në oborret mbretërore. Loja e shahut i ka mbijetuar kohës së zhvillimit të teknologjisë informatike, kundrejt një konkurence të ashpër akoma është aktuale dhe shumë të rinjë e preferorojnë që ta mësojnë këtë lojë magjike përplot me imagjinatë
Nexhmedin Sadiku ishte i pasionuar për lojën e shahut që nga fëmijëria, familja dhe rrethi ku jetoi e kishte kultivuar këtë lojë fisnike e në veçanti i ati i tij Zejadin Sadiku dha axha i tij arsimtari Ismet Sadiku.

  • Rezultatet e para në këtë sport fillo t’i shënoj që në shkollën fillore bashkë me ekipin e shkollës në garat komunale e fitoi vendin e parë në Kumanovë
  • Në vitin 1996 u bë pjesë e klubit të shahut nga Kumanova, së shpejti u bë edhe pjesë e ekipit të parë ku garonin në ligën e parë.
  • Në turneun e Vitit të Ri në vitin1998 ishte fitues në një konkurencë të fortë.
    Në vitin 1998 në fshatin Raincë u mbajt një turnir me pjesëmarrës nga Lugina, Maqedonia dhe Kosova, zuri vendin e parë.
  • Fitues i turinirit me rastin e 28 Nëntori të organizuar nga klubi i shahut Teuta (2006)
  • Kampion i Qytetit në kuadër të kampionatit të qytetit (2010)
  • Fitues i turnirit “28 Nëntori” Bogovinë (2014)
  • Fitues ekipor dhe lojtar më i mirë në turnirin “28 Nëntori” Bogovinë 2015.
  • Fitues i medaljes në turneun memorial “Adem Jashari” dhe njëkohësisht lojtari më i mirë nga Maqedonia(2017).
  • I shpërblyer në turneun “Epopeja e Dugagjint” Deçan 2022.
  • Pjesëmarrës në turneun për nderë të pavarësisë së Kosovës me ekipin nga Maqesonia.
    Është Kryetarit të Klubit të Shahut “Teuta”, i cili vepron në kuadër të komunës së Likovës. Së bashku me lojtarët e klubit dhe dashamirët e kësaj loje, po bëjnë përpjekje për afirmimin e shahut. Së fundmi me iniciativë të federatës së Shahut, është futur në kuadër të shkollës fillore.
    Gjithashtu klubi merr pjesë aktive në kuadër të organizimeve nga Federata.
    Vlenë të përmendet fakti se me iniciativë fillestare nga Agim Shemshiu me përkrahje të Komunës së Likovës dhe me mbështetjen e Klubit në Komunën tonë organizohet njëri nga turniret më të shquar për nga numri dhe kualiteti për nderë të Komandati Fadil Nimani. Një rastë shumë i mirë për t’u bashkuar të gjithë shahistët shqipëtar nga të gjitha viset shqipëtare.

Biografinë personale dhe të arriturat tjera sportive të Nexhmedin Sadikut do ti publikojmë në Monografinë për Sllupçanin që është në përgatitje e sipër.