Ardian Deari, Linguist dhe shipkës në teknologjinë softuerike

Shkruan: Fejzulla Arifi

Fakte për Sllupçanin

Personalitete të shquara nga Sllupçani

Ardian Deari, Linguist dhe shipkës në teknologjinë softuerike

Ardian Deari i lindur më 13 gusht 1989, i biri i Isa Dearit, kreu shkollën fillore “Faik Konica” në f. Sllupçan, shkollën e mesme në gjimnazin e Kumanovës. Fakultetin e parë në gjuhë angleze, te dytin fakultet sërish në gjuhë angleze dhe letërsi pranë UEJL-it ku aty vazhdoi dhe me studimet Master. Pas përfundimit të Masterit, Ardiani vazhdoi dhe tre specializime jashtë vendit në lidhje me linguistikën dhe inteligjencën artificiale. Ashtu si i ati i tij, Ardiani ishte i prirur në teknologji e shkencë, ku tanimë është botues në revista të shumta shkencore në përmasa ndërkombëtare.
Ardiani është një profesor i shquar i gjuhës angleze si dhe programer e zhvillues i aplikacioneve të shumta. Ai ushtron profesionin e tij me plot vullnet e pasion.

  • Në vitin 2008, Ardiani themeloi shkollën më të madhe të gjuhëve të huaja në rajon ‘English For Life LLC’.
  • Në vitin 2011, u punësua pranë SHFK ‘Faik Konica’.
  • Në vitin 2016 u bë publikimi i aplikacionit të parë edukativ shqiptar ‘EnglishForLife’ në App Store dhe Play Store.
  • Në vitin 2020, ai filloi punën e tij si Freelancer në tregjet më të forta botërore, ku deri më tani ka publikuar më shumë se 63 aplikacione edukative duke përfshirë: Swiss Institute of Management & Inovation, Kompania amerikane për transportimin e naftës Sentry Road, Smartup etj.
  • Në vitin 2023, Ardiani filloi punën si profesor në shkollën e mesme komunale ‘Ismet Jashari’ në Likovë.

Disa nga publikimet shkencore:

The Impact of Mobile App Moodle on developing EFL Students’ Grammar Knowledge: A Case Study at the Private Language Centre “English For Life“ Kumanovo, North Macedonia

“Receptive vs. Productive Vocabulary” (2020) – A study conducted at ‘English For Life’ Language School, Kumanovo. Author: Ardian Deari.

“The Effects of Continuous Assessment on Students’ Errors and Mistakes” (2023) – Co-authored by Arburim Iseni, Afrim Aliti, and Ardian Deari.

Prezantimi i aplikacionit në YouTube:
https://youtu.be/Ia9aNrh1C7Q?feature=shared