
Labinot Azemi, gazetari dhe prezantuesi i njohur në Kosovë, ishte i ftuar në emisionin “Profil” në televizionin Tëvë1, nën moderimin e Rashit Zylfiut. Ai u prezantua në një format të veçantë, të rrallë për dimensionet e tilla, duke e sjellë Labinotin në një dritare të ndryshme. Në këtë intervistë, Labinoti diskutoi detaje të rëndësishme për jetën dhe profesionin e tij, një gjë që rrallë ndodh në intervistat e tij.
Një nga momentet që bëri përshtypje në këtë intervistë ishin pyetjet e moderatorit lidhur me raportet mes tij dhe kolegëve. Ai u përgjigj se ka kolegë që nuk komunikojnë as në korridore, dhe ky raport duket të jetë i ftohtë, ndërsa mbeshtetja e tyre nuk është gjetur kurrë. Konkurrenca në fushën e tyre duket të jetë e ashpër.
Megjithatë, Labinoti mbetet një gazetar i thjeshtë dhe modest, që përmes modestisë tregon se është një person me vlera të larta njerëzore, e të tillët rrallë na sjelle jeta përpara. Ai gjithashtu është ambasador i luftës kundër bullizmit.

Ju ftoj të shikoni intervistën në Tëvë1.