Pse nënçmohet lufta e 2001 nga vetë shqiptarët !?
Nëçmohet duke e quajtur të shkurtë, por luftërat nuk maten me kohëzgjatje por me ndikimin e tyre në një kohë dhe vend të caktuar, përgatitja e saj filloi që nga 1992 kurse u zhvillua nga janari deri në shtator të 2001 pra plot 9 muaj.
Nënçmohet duke e krahasuar me arritjet politike por ky është një qëndrim i padrejtë sepse nuk janë fajtorë luftëtarët e as popullata që e përjetoi atë luftë që në proporcion me hapësirēn gjeografike dhe numrin e popullatës ia kalon shumë luftërave që sot bota i njeh dhe i respekton.
Nënçmohet pa e menduar mirë se si ishte raporti i numrit të luftëtarëve, armatimit dhe pozicioneve luftarake në krahasim me armikun që kishte fuqi ushtarake dhe teknike shumë herë më shumë.
Nënçmohen veteranët të cilët të detyruar nga vështirësitë e jetës të kërkojnë një vend të punës për t’i mbajtur familjet e tyre që po ashtu ishin të rrezikuar me jetë nga ajo luftë, veteranët asgjë nuk kërkuan nga populli por e kërkuan të drejtën e punësimit të cilën e gëzojnë të gjithë qytetarët e këtij vendi përfshirë edhe komunitetet më të vogla si turqit, romët e serbët.
Ndoshta disa edhe mund ta kishin tepruar me kërkesat dhe lavditë për atë luftë por gjithsesi janë shumë më meritorë dhe të denjë se ata që nuk iu përgjigjën apo edhe më e keqa dezertuan që në ditët e para të saj, prandaj nuk duhet harruarr se kanë kaluar 23 vite nga lufta dhe është shumë lehtë të relativizohet ajo periudhë e bile edhe të përbuzen pjesëmarrësit e saj por po të kthehet historia per 23 vite mbrapa sërisht do të ndodhte e njëjta situatë, pra disa do t’i përgjigjeshin e disa do të fshiheshin për të mundur pas 23 vite ta relativizonin e përbuznin këtë luftë e këto luftëtarë që nuk kursyen as jetën për ditën që sot dikujt i jepet mundësia ta komentoj sipas epshit të vetë. Secili do të dalë para Zotit me veprat e veta e do të llogaritet sipas qëllimeve e jo sipas paragjykimeve të njerëzve.
Koha kalon e historitë shpesh dinë të përsëriten. Përsëritja është e mirë në disa gjëra por në disa është fatale prandaj do të ishte mirë me i mbajtë këmbët në tokë.