NË MBROJTJE TË SOVRANITETIT TË SHTETIT DHE NË SHËRBIM TË QYTETARËVE DHANË MË TË SHTRENJTËN, SAKRIFIKUAN JETËN E TYRE
Zyrtarët e Policisë së Kosovës, si ruajtës të rendit dhe sigurisë në shoqërinë tonë çdo ditë ballafaqohen me situata të rrezikshme dhe të papritura duke rrezikuar jetën e tyre për të mbrojtur jetën e të tjerëve.
Nga themelimi i Policisë së Kosovës, shumë zyrtarë të guximshëm policorë kanë paguar çmimin më të lartë duke sakrifikuar jetën e tyre në shërbim të komunitetit, parandalimin e krimit e deri në mbrojtjen e sovranitetit tonë shtetëror. Oficerët e rënë në detyrë nuk janë vetëm emra apo statistika, por ata janë individë të vërtetë që kishin ëndrra, aspirata dhe familje që prisnin ata të kthehen në shtëpi.
Historitë e secilit prej tyre na kujtojnë përkushtimin thelbësor që ata kishin për të ruajtur mirëqenien e të tjerëve, komunitetet pa dallim, në mbrojtje të jetës dhe shtetit tonë. Sakrifica e tyre nënvizon rreziqet e prirura që vijnë me profesionin e policit dhe shërben si një kujtesë e fortë e rreziqeve me të cilat përballën oficerët e Policisë gjatë punëve të përditshme.
Nderimi i sakrificës së policëve të Republikës sonë të rënë në detyrë duhet të shkoj përtej fjalëve dhe ceremonive, dhe duhet të na frymëzojë të reflektojmë mbi frymën e shërbimit publik dhe rolin kritik që zbaton policia në ruajtjen e shoqërisë dhe shtetit në përgjithësi.
Të mos harrojmë kurrë sakrificën e HERONJËVE dhe të punojmë për të siguruar që trashëgimia tyre të vazhdojë në vendosjen e DREJTËSISË dhe SIGURISË për të gjithë.
D.H.