Qeveria pranoi propozimin e zv/kryeministrit Fetai: Një përfaqësues i shoqërisë civile pjesë e trupit qeveritar të antikorrupsionit

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, me propozim të Kabinetit tim, u miratua vendim me të cilin në Trupin ndërresorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit do të përfshihet një anëtar nga shoqëria civile.

Në këtë drejtim, Këshilli për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile do të nominojë anëtarin nga radhët e një OJQ-je e cila ushtron veprimtari në fushën e parandalimit dhe luftës kundër korupsionit për një periudhë prej së paku 10 vjet.

Ky është një hap i rëndësishëm ku sektori civil do të japë kontributin e vet në parandalimin dhe luftën kundër korupsionit e jo si deri më tani ku shoqëria civile ka patur vetëm rolin e vëzhguesit.