Kënaqësi e veçantë të prisja sot në takim Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës, znj. Özlem Canel.
Znj. Canel e përgëzova për detyrën e re, duke i uruar shumë suksese në misionin e saj. Theksova bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve tona dhe e falenderova Ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës në proceset reformuese.
Bashkëbiseduam për prioritetet kryesore të Qeverisë, me theks të veçantë në çështjet e qeverisjes së mirë, luftës kundër korrupsionit dhe të shtetit të së drejtës. Poashtu diskutuam rreth zhvillimeve politike në vend dhe për çbllokimin e procesit të anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.