Fetai:Bujar, rri aty ku je, sepse nuk ke pikë legjitimiteti – as si shqiptar, as si politikan, e aq më pak si misionar.

Bujar Osmani paska folur përsëri! Këtë herë, ai paska deklaruar se në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë po udhëheqin njerëz të dobët.

Paramendoni çfarë ironie!

Këtë e thotë:
• Doktori i njohur si “Pacienti”, i cili u korruptua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
• Ministri i integrimit që festonte në avionë privatë hapjen e negociatave të rrejshme, pasojat e të cilave ende po i vuajmë si popull e si vend.
• Ministri i jashtëm shqiptar që punoi kundër interesave të Kosovës duke bashkëhartuar planin 9-pikësh me Daçiçin dhe duke sjellë Lavrovin në mes të Shkupit!

Bujar, rri aty ku je, sepse nuk ke pikë legjitimiteti – as si shqiptar, as si politikan, e aq më pak si misionar. Këtë ta kanë bërë të qartë edhe vetë bashkëpartiakët e tu.