Halil Geci:Sot me 6 janar 1945, u bënë 80 vjet ku gjyshi im, Halil Bajraktari, u pre në besë të zotit u tradhtua nga partizanët Fadil Hoxha dhe Ali Shukrija.

Sot me 6 janar 1945, u bënë 80 vjet ku gjyshi im, Halil Bajraktari, u pre në besë të zotit u tradhtua nga partizanët Fadil Hoxha dhe Ali Shukrija.

Me datën 6 janar në qendër të Skënderajt dy civilë i afrohën gjyshit timë Halilit dhe i thanë: Bajraktar po të thrret për një kafe Ali Shukrija dhe Fadil Hoxha ,Gjyshi mendon pakë dhe bisedon me dy kusherinjë çë ishin dalur në skënderaj për ta vëzhguar situstën dhe ma në fundë vendos me shkua në komunë aty ku ishte ftuar.

Në hyrje të komunës i bien në shpinë 4-5 persona dhe ia dorëzuan prokurorit serbë Ali Shukris me të hyrë në zyre Ali shukrija i thotë ku je ti Halil Bajraktari Ballisti i drenicës ku e ki Xhafer Devën dhe së bashku me gjyshin pushkatuan edhe 25 drenicakë.

Pas këtij akti, Brigada e Shaban Polluzhës refuzoi urdhrat e Fadil Hoxhës për t’u dërguar në frontin e Sremit. Duke marrë vesh për tradhtinë në Drenicë, ata u kthyen dhe filluan luftën kundër partizanëve të Fadil Hoxhës dhe Titos. Gjatë këtyre luftimeve, u vranë shumë burra të familjes sonë: gjyshi Halili, Miftari, Rexha, Cena, Hasani dhe Hajdini, duke lënë pas vetëm gratë.

Është e rëndësishme të theksohet se, përveç brigadave serbe, në shtypjen e rezistencës kosovare morën pjesë edhe brigadat nga Shqipëria, të udhëhequra nga Ramiz Alia dhe Enver Hoxha.

Pas luftës, Hashim Polari i shkonë të varri i Fadil Hoxhës dhe i thotë : “I nderuari Fadil, ne e kemi vazhduar luftën aty ku e ke lënë ti me shokë.”

Masakra e 6 Janarit 1945 në Skenderaj: Tradhtia ndaj Halil Bajraktarit dhe Pasojat në Drenicë