Geci:“Nga Rugova te Arpanxhiku: Ironia e Historisë dhe Tradhtitë e LDK-së”

“Nga Rugova te Arpanxhiku: Ironia e Historisë dhe Tradhtitë e LDK-së”

Sot isha në një dyqan armësh dhe po kërkoja një palë rroba e një palë çizme të lehta e të ngrohta për ta përballuar të ftohtin, sepse mendova se mund të më duheshin për ta ruajtur Lumir Abdixhikun. Po, nga frika se mos po e vret ndonjë kundërshtar politik, ashtu siç tentuan të na e vrasin Rugovën me atentate.

Teksa po kërkoja, një mik më erdhi pranë, më përshëndeti – megjithëse nuk e njihja fare – dhe më pyeti:
— Për çfarë të duhen këto, o Baci Lilë?

Ia tregova hallin tim:
— Tash po më duhen për ta ruajtur Abdixhikun, se mos ndonjë kundërshtar politik na e vret, siç deshën ta vrisnin Rugovën.

Kur dëgjoi këtë, me sa zë që kishte, ia plasi të qeshurës.
— Pse po qesh? – e pyeta.
— Po si nuk mendon pak, o Lilë? Me këto budallallëqe që po thua, vetëm sa po tregon ligësinë e një egoisti të ndyrë, që për një grusht votash ja han mutin Arpanxhikut!

— Jo, – i thashë unë. – Unë për dreq kam frikë!
— Çfarë frike, o Baci Lilë? Ndalu pak e mendo! Po si nuk të vjen turp e nuk marrohesh nga ata që të dëgjojnë, kur po e krahason Arpanxhikun me Rugovën!

— Pse? – e pyeta.
Dhe miku ma ktheu:
— Rugova, o Lilë, ka zbritur në Rinas duke u dridhur, me frikën se po e vrisnin komunistët e Edi Ramës. Kurse Arpanxhiku, pushimet dhe dashurinë e ka në prehër të Edi Ramës. Rugova ishte në rrezik nga ata që deshën t’i bënin atentat: Hashimi, Xhavita dhe Kadrija. Ndërsa LDK-ja dhe Lumiri janë bërë pobratima me PDK-në që nga koha e Isës. Edhe pse Rugova la amanet që Hashimi të mbahej larg pushtetit, Isa, Lumirat, Avdullahat dhe gjithë rrushaxhinjtë e LDK-së nuk e bëjnë asnjë hap pa PDK-në e vrastarëve.

Nëse frikohesh se mos po ta vret Serbia, hiqe atë hall, se Lumiri dhe Memli mezi po presin të largojnë Kurtin dhe të vazhdojnë tradhtitë që vetë i kanë nënshkruar e ratifikuar. Vlora Çitaku nuk ka shkuar rastësisht në Beograd, o Lilë. Ajo përfaqëson të gjithë opozitën dhe ka shkuar për të marrë instruksione nga Vuçiqi se si të rrëzojnë Albinin.

Aiii, – i thashë mikut, – ma shpjegove aq mirë, sa u bëra pishman vetëm pse kam menduar ashtu fëlliqtë.
Miku qeshi e më tha:
— Po, o Lilë, çoje Arpanxhikun në mes të rrugës dhe as makina nuk e shkelë. Më parë shkel një mut sesa Arpanxhikun!

U ktheva duarbosh. Nuk bleva asgjë dhe u ktheva me mendje te koha kur e përcillja Rugovën. Vetëm një mall i madh më kapi dhe i thashë vetes:
“Hej, o Zot, pse nuk na e le edhe pak kohë Rugovën, të paktën derisa ta shtrinim sovranitetin?”

Por miku më tha në fund:
— Hajt, Lilë, flej e futja pordhë. Pisjam, ruaju më mirë për vete sesa për Arpanxhikun, se Kurti ka me ta kontrolluar çdo cep e skaj. Për defatoret e Arpanxhikut as mos u mërzit: nuk i prek njeri!