Mehmeti:Lavdi për jetë jetëve Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova!

Sot bëhen 19 vite që na mungon Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova. Një figurë që u ngrit mbi kohën e vet, që udhëhoqi me urtësi, guxim dhe vizion të pashoq për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Rugova mbetet simbol i unitetit, dialogut dhe paqes, një lider që e ndërtoi themelet e shtetit tonë me penë dhe me mendje, duke frymëzuar gjenerata të tëra të shqiptarëve.

Trashëgimia e tij jeton në çdo hap që hedhim për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike. Sot, e kujtojmë me krenari dhe me përgjegjësinë për të vazhduar rrugën e tij, duke e ruajtur dhe zhvilluar atë ëndërr që ai pati për vendin tonë.

Lavdi për jetë jetëve Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova!