MASKAT RANË, PARIMET MBETEN: OPOZITARËT NË PANIKË – IKNI BURRA, SE NA ÇITI FARE ALBINI

MASKAT RANË, PARIMET MBETEN: OPOZITARËT NË PANIKË – IKNI BURRA, SE NA ÇITI FARE ALBINI

E kuptoj që në politikë, shpeshherë ambiciet e disave tejkalojnë kufijtë e etikës dhe të ndërgjegjes. Por, kur një individ është i gatshëm të shkelë mbi parimet e veta, të tradhtojë të kaluarën e tij dhe të përhapë gënjeshtra për të arritur qëllime personale, atëherë është e qartë se nuk e ka përfaqësimin si mision, por si mjet për përfitime vetjake.

Të më shani dhe të më ofendoni publikisht për shkak të bindjeve të mia politike, tregon më shumë për ju sesa për mua. Më kanë sharë në Facebook me profile fallco, në sy të lexuesve të mi, ata që vlera e tyre është sa “leshi i maces së sharrë”. Ashtu siç sot shani Albinin, liderin që ka gjysmën e këtij populli mbrapa, shani edhe mua, sepse me 9 shkurt do t’ju shajnë votuesit e Albinit. Kuptoni, o zuzarë, se nuk e keni sharë liderin, por keni sharë 500 mijë kosovarë. Nuk është çudi që nesër do të ndryshoni prapë pozicion, duke u përkulur ndaj kujtdo që ju ofron interes momental.

Unë nuk jam dhe nuk do të jem asnjëherë si ju. Nuk e ndryshoj qëndrimin tim sipas interesit. Nuk sulmoj të tjerët për përfitime personale dhe nuk i tradhtoj parimet e mia për vota apo poste. Ju, me sjelljet dhe veprimet e juaja, keni dëshmuar se nuk përfaqësoni askënd përveç egos suaj.

Politika e vërtetë kërkon sinqeritet dhe respekt që shumica e mbështesin, jo manipulime, ofendime dhe kalkulime për interesa të ngushta.

Të tradhtosh një ideal, një lider siç ishte dikur Rugova, që dikur i shanit nënën Sofi, sot po të njëjtët i jeni lepitur varrit të tij, duke përfituar nga emri i tij për një grusht votash. Prandaj, nuk është për t’u çuditur as kur më shani mua, edhe pse nuk jam në partinë e Albinit. Albini sot ka përkrahjen e më shumë se gjysmës së Kosovës. Unë do të përkrah të gjithë ata që bëjnë mirë dhe nder për atdheun tim.

Gjithashtu, edhe kur më shani mua, prapë nuk ua shoh për të madhe, sepse i ligu dhe tradhtari brirë nuk ka. Kjo tregon vlerën tuaj të vërtetë dhe çfarë shpirti të shitur keni.

Historia do t’ju kujtojë si përfaqësuesit më të ligë të popullit, që treguat se pushkën e paskeni kapur për të plaçkitur këtë popull njësoj siç e ka plaçkitur Serbia. Koha ka treguar se ju keni mbetur shembull i njerëzve që shkelin çdo parim për përfitime vetjake.

Unë do të vazhdoj të mbështes ata që punojnë për të mirën e vendit dhe jo për interesa klanore apo egoiste. Ju, ndërkohë, mund të vazhdoni me lojërat dhe akuzat tuaja. Kur unë ju kritikoj, më thoni se jam me Albinin, dhe disa nga ju më thoni në faqet e Facebook-ut “Mbaja në grusht Albinit.” E kundërta ka ndodhur sot: ju po ia mbani në gojë k… e Lumirit, Memlit dhe Hashimit. Por një gjë ta dini mirë: ju kanë rënë maskat dhe të gjithë e kanë kuptuar se kush jeni në të vërtetë.

Ky mesazh u drejtohet të gjithë atyre që angazhohen në veprime të ulëta dhe të pandershme, duke përfshirë ata që zgjedhin të fyejnë dhe të ofendojnë të tjerët pa asnjë arsye apo provokim, vetëm sepse mendojnë ndryshe nga ta.