Gazmend Halilaj – Luftëtar i Lirisë dhe Avokat i Drejtësisë

Gazmend Halilaj – Luftëtar i Lirisë dhe Avokat i Drejtësisë

Gazmend Halilaj është mishërimi i atdhetarit që nuk e deshi Kosovën vetëm me fjalë, por me vepra. Në rini nuk e lëshoi pushkën deri në çlirim, ndërsa sot, si avokat, nuk ndalet në betejën kundër krimit dhe padrejtësisë. Ai e mbron Kosovën si ujku folenë, i palëkundur përballë përpjekjeve për ta eliminuar fizikisht dhe për ta njollosur moralisht.

Përkundër akuzave të montuara dhe shpifjeve të orkestruara nga qarqe kriminale të lidhura me segmente të korruptuara të drejtësisë, Halilaj doli faqebardhë. Gjykata e Apelit e shfajësoi, duke vërtetuar se drejtësia e vërtetë mund të vonohet, por nuk mund të ndalet. Ai e mundi krimin dhe i përplasi kriminelët përballë drejtësisë kanunore, aty ku morali dhe parimi i nderit janë të pacenueshme.

Për fat të keq, drejtësia ligjore në Kosovë ende vuan nga ndikimi i grupeve kriminale. Disa gjyqtarë dhe prokurorë vazhdojnë të jenë nën tutelën e krimit, duke dëshmuar se drejtësia e kapur është pengesa kryesore për ndërtimin e shtetit ligjor. Nuk është rastësi që të njëjtët prokurorë që tentuan ta arrestojnë kryeministrin e vendit, vazhdojnë të sulmojnë dhe të heshtin ata që guxojnë të sfidojnë këtë sistem të kalbur.

Lufta për drejtësi në Kosovë nuk është vetëm betejë gjyqësore, por edhe një luftë politike dhe morale për çlirimin përfundimtar të shtetit nga kapja. Dhe në këtë betejë, njerëz si Gazmend Halilaj janë të domosdoshëm – të pathyeshëm, të panënshtruar dhe të pamposhtur përballë padrejtësisë.

Kosova nuk mund të lejojë që krimi të diktojë fatin e saj. Është koha për të ndarë njëherë e mirë të drejtën nga padrejtësia, dhe të vërtetën nga manipulimi.