PERËNDIMI POLITIK I LUMIR ABDIXHIKUT DHE NEVOJA PËR RINGJALLJEN E VËRTETË TË LDK-SË
Lumir të pata paralajmëruar:se më 9 shkurt, në orën 00:00, 2025 dielli do të perëndojë për ty!
Arsyeja është e qartë: je ardhur në LDK pa trohen e kontributit dhe rugovistët nuk të mbështesin. Më mirë që të largohesh, se sa të vazhdosh duke cenues besimin e atyre që kanë luftuar për kauzën tonë të vërtetë.
Rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit treguan qartë se Lumir Abdixhiku dhe partia e tij e re dështuan të arrijnë pritshmëritë e shpallura me aq bujë. Pavarësisht përpjekjeve për ta paraqitur këtë rezultat si një fitore, realiteti është se LDK përfundoi si partia e tretë, në rënie të vazhdueshme.
Prej kohësh e kam paralajmëruar Lumirin se më 9 shkurt, në mesnatë, do të perëndojë dielli për të dhe për projektin e tij politik. Kjo tashmë u konfirmua. Partia që ai drejton, e ndërtuar mbi mbetjet e shërbëtorëve të vjetër të pushtetit dhe e veshur me petkun e LDK-së historike, nuk arriti të kthehet në një forcë bindëse për qytetarët. Pavarësisht shpresave për votat e diasporës, realiteti mbetet i pandryshuar: LDK është në krizë të thellë dhe pa një vizion të qartë për të ardhmen.
Për këtë arsye, i ftoj të gjithë rugovistët e vërtetë të bashkohemi dhe të kërkojmë ringjalljen e vërtetë të LDK-së, duke iu drejtuar figurave të shquara të kauzës sonë kombëtare si Ymri Ahmeti, Jusuf Zejnullahu, Fatmir Sejdiu, Rexhep Gjergji, Jusuf Buxhovi, Vjosa Osmani dhe të gjithë ata që e kanë ruajtur idealin e Ibrahim Rugovës të paprekur nga pazaret politike dhe tradhtitë e brendshme.
LDK-ja e vërtetë nuk mund të mbetet peng i një udhëheqjeje të paaftë, që ndjek rrugën e dështimeve të njëpasnjëshme. Ashtu si dikur Isa Mustafa, sot edhe Lumir Abdixhiku po mundohet ta paraqesë një disfatë si fitore, duke injoruar realitetin politik. LDK nuk mund të mbetet peng e as të presë edhe katër vite të tjera për ta provuar veten, ndërkohë që vendi rrezikon të futet në rrugë të rrezikshme për shkak të pazareve me Listën Serbe dhe ndikimeve nga Beogradi.
Është koha për një ndryshim të vërtetë dhe për një rikthim te parimet e Rugovës. Vetëm një LDK e bashkuar dhe e pastruar nga hileqarët dhe oportunistët mund të sjellë shpresë për Kosovën.