17-VJETORI I PAVARSISË – SIMBOL I SHPIRTIT TË SHQIPTARIT
Urime për 17-vjetorin e pavarsisë, atdheu ynë i shenjtë! Në këtë ditë të veçantë, ne kujtojmë me krenari dhe mirënjohje sakrificat e çmuara të martirëve tanë – përfshirë 1233 fëmijët, mijëra të dhunuar dhe viktima të dhimbshme të të zhdukur – të cilët me gjakun e tyre na dhanë lirinë dhe identitetin kombëtar.
Le të jetë kjo ditë frymëzim për të forcuar unitetin, dashurinë dhe përkushtimin ndaj atdheut tonë. Me besimin se çdo sakrificë ka çmimin e vet, vazhdojmë të nderojmë vlerat dhe trashëgiminë që kanë formësuar historinë tonë. Gëzuar festën e pavarsisë – simbol i shpirtit të pathyeshëm shqiptar!