“Dashakeqësia e Buzhalës dhe mercenarëve të tij: Kur dëshira për kaos bëhet më e fortë se interesi i Kosovës”
Berat Buzhala, me mbështetjen e tij për LDK-në gjatë fushatës, më shumë i ka shkaktuar dëm sesa i ka sjellë ndihmë kësaj partie. Duke qenë i njohur si një oportunist politik, ai gjithmonë ka luajtur lojën e atij që i mbush xhepat, dhe kjo ka ndikuar negativisht në perceptimin e publikut për LDK-në.
Tani, me deklaratat e tij për mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova,sikur Buzhala ju ka gëzua,ai ka shkaktuar reagime të forta nga mërgimtaret por edhe nga çytetaret në Kosovë.
Në shkrimin e tij, ai lë të kuptohet se një skenar i tillë nuk do t’i vinte keq, madje, me një ironi të hidhur, e trajton si një test për mërgimtarët, duke u sugjeruar se ata duhet të luftojnë për vendin e tyre. Hidhërimi i Buzhalës buron nga fakti se mërgata e mbështeti Albin Kurtin me votën e saj, dhe tani, në një akt cinizmi e provokimi, ai u drejtohet mërgimtarëve me mesazhin: “Ejani dhe mbroni Kosovën kur Amerika të tërheqë ushtrinë.”
Ky qëndrim është parë nga shumë njerëz si një provokim dhe një dëshirë dashakeqe ndaj stabilitetit të Kosovës.
Reagime të fuqishme kanë ardhur ndaj Buzhalës nga shumë qytetarë të Kosovës, ndërsa një prej më të ashpërve ka qenë ai i Arbnora Popaj-Sejdiut. Ajo e ka cilësuar qëndrimin e tij si të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm, duke theksuar se, pavarësisht çdo situate, Diaspora ka qenë dhe do të mbetet mbështetja kryesore e Kosovës, ashtu siç ka ndodhur që nga vitet ’90. Popaj-Sejdiu e akuzon Buzhalën për propagandë dhe për frikën e tij nga një koalicion i mundshëm VV-LDK, duke e konsideruar këtë një përpjekje të tij për të ndikuar negativisht në zhvillimet politike të vendit.
Në fund të fundit, ky debat pasqyron dy qasje të kundërta: njëra, që me njëfarë cinizmi dhe provokimi sugjeron se tërheqja e trupave të huaja do t’i nxiste kosovarët të mbroheshin vetë; dhe tjetra, që e sheh këtë si një rrezik të madh për stabilitetin e vendit, duke e konsideruar një retorikë të papërgjegjshme dhe të dëmshme për të ardhmen e Kosovës.