Fetai:Kujtojmë me krenari sakrificën e legjendarëve të Prekazit dhe heroizmin e Komandantit Adem Jashari.

Sot, në përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kujtojmë me krenari sakrificën e legjendarëve të Prekazit dhe heroizmin e Komandantit Adem Jashari. Lufta dhe qëndresa e tyre vulosën rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke dëshmuar se trimëria, vendosmëria dhe sakrifica janë vlera të përjetshme të kombit tonë.

Në Kosovën e lirë, demokratike dhe sovrane, amaneti i dëshmorëve vazhdon të lulëzojë. Nderimi më i madh për ta është forcimi i shtetit të Kosovës dhe ruajtja e vlerave për të cilat ata dhanë jetën. Lavdi e përjetshme heronjve të kombit!