Takim i frytshëm me Amer Kapetanović nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC)
Sot në Sarajevë, pata kënaqësinë të takoj Amer Kapetanović, Sekretarin e Përgjithshëm i RCC-së me të cilin biseduam për forcimin e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, digjitalizimit, Agjendës së Gjelbër dhe qeverisjes së mirë – të gjitha elemente thelbësore për të përshpejtuar integrimin tonë në BE.
RCC mbetet një mekanizëm unik, ku të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor marrin pjesë si të barabarta, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe duke krijuar mundësi konkrete për progres të përbashkët. Diskutuam gjithashtu fusha specifike bashkëpunimi, sidomos rreth shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë, si shtylla thelbësore për një rajon më demokratik dhe të zhvilluar.
Bashkëpunimi rajonal nuk është vetëm një domosdoshmëri, por edhe rruga më e sigurt drejt së ardhmes europiane! 🇪🇺🤝