KOSOVA NUK MUND TË MBROHET ME HESHTJE!KOSOVA KËRKON GUZIM, JO BOJKOT!

KOSOVA NUK MUND TË MBROHET ME HESHTJE!
KOSOVA KËRKON GUZIM, JO BOJKOT!

Nga nesër, çdo deputet dhe çdo lider politik do të gjykohet nga historia.
Ata që pengojnë bashkimin për mbrojtjen e Republikës janë duke i shërbyer planeve të huaja që synojnë nënshtrimin e Kosovës.

Marrëveshjet e djeshme të dëmshme dhe lëshimet e sotme po hapin rrugën për një konflikt të ri – një konflikt që mund të lahet me gjak.

Sot nuk ka vend për frikë, për heshtje apo për servilizëm!
Kush është me Kosovën, le të ngrihet!
Kush është me tradhtinë, le të zbulohet para popullit!
Kosova kërkon bashkim dhe qëndresë,jo nënshtrim dhe servilizem!

Bota sot po riformësohet politikisht dhe ushtarakisht, shqiptarët nuk mund të mbeten spektatorë të fatit të tyre.

Jemi një komb i ndarë në pesë shtete dhe një diasporë të gjerë – me një histori të përbashkët, një gjuhë të përbashkët, dhe një të ardhme që varet nga vetëdija jonë.
Vije pytja ku jemi ne e sot!?

Jemi të ndarë, nuk jemi faktor.
Jemi të përçarë, nuk kemi zë.
Jemi të heshtur, jemi të humbur.

Koha është tani – të bashkojmë mendjet, të bashkojmë forcat. Jo për luftë, por për mbrojtje. Jo për hakmarrje, por për drejtësi. Jo për të përjashtuar të tjerët, por për të shpëtuar veten.

Shqiptarë, bashkohuni për Shqipërinë! Për Kosovën! Për Preshevën, Çamërinë, Malësinë, Tetovën, Dardaninë!
Të jemi një zë, një qëllim, një komb – ndryshe historia nuk do të na falë.

Nga nesër, barra e fajit do të rëndojë mbi liderët politikë që, përmes presionit dhe pazareve, po pengojnë bashkimin e deputetëve për mbrojtjen e Republikës së Kosovës.

Kosova nuk mbrohet me bojkot, nënshtrim dhe servilizëm ndaj ndërkombëtarëve, kushdo qofshin ata.
Ata që dikur nënshkruan marrëveshje të dëmshme, sot po e shtyjnë vendin drejt një konflikti të ri – një konflikti që mund të mos kursejë as jetët e pafajshme.
Bojkoti dhe përçarja sot do të thotë tradhti nesër!

Kosova kërkon guxim, unitet dhe vendosmëri – jo servilizëm dhe frikë!