E lumtur pafund për suksesin e koncertit “Nga Dibra në Arbëri” që shënoi 620 vjetorin e lindjes së Skenderbeut në vendlindjen e tij!
Mbrëmë salla e Pallatit të Kulturës në Dibër ishte përplot personalitete diplomatike, politike, artistike e shkencore, shumë artdashës që na dhuruan aq shumë emocion!
Dua të falenderoj deputetët nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, ambasadorin e Shqipërisë z.Ledion Mejdani, rektorin e Universitetit z.Jusuf Zejneli, ish kryeministrin e parë shqiptar z.Talat Xhaferi që i dhanë peshë institucionale e shtetërore këtij koncerti tematik e solemn siç e meritonte Dibra e cila mbrëmë ishte shembull për shumë qytete e institucione ( Prishtinë, Tiranë, Lezhë, Krujë) andaj përgëzoj kryetarin e Komunës z.Hekuran Duka për këtë organizim madhështor!
Dua të falenderoj nga zemra ata që i kemi në krahë në çdo eveniment: Mariana Leka- Mjeshtër i Madh, Maestro Zhani Ciko, profesoreshën Rudina Ciko e cila ka bartur tërë barrën e koncertit si shoqëruese e të gjithë artistëve!
Ishte privilegj të interpretoj “Legjendat këndoja me mall” në kujtim të Adem Jasharit – trashëgimtarit dinjitoz të Skenderbeut dhe UÇK- së, bashkë me artistin brilant të skenës Xhevat Limani pjesë e cila ishte kulminante dhe u duartrokit fuqishëm!
Kisha kënaqësi që të ndjej suksesin e korit dhe maestros Arifikmet Xhemailit duke bërë kështu krenarë Universitetin e Tetovës dhe rektorin z.Zejneli të cilët interpretuan “Porsi fleta e ejllit të Zotit”, “Për mëmëdhenë”, “O trima luftëtarë”! Kishim kënaqësi që një pjesë Evrope ta sjellim në Dibër përmes “Himnit evropian” të Bethoven, dirigjuar nga maestro Zhani Ciko!
Programi artistik “Hej ju male” nga Çesk Zadeja, “Për Skenderbeun” premierë me tekst nga Shkodran Tolaj e muzikë të Sami Piraj, “Moj e bukura Arbëri” që i interpretova me shumë zemër e emocion deri në përlotje timen e publikut! U mirëprit me emocione Xhevat Limani i cili solli Skenderbeun në Dibër në një interpretim brilant! Brilante ishte si çdoherë Mariana Leka e cila solli “Moj e bukura More” dhe “Agimet shqiptare”
ndërkaq së bashku ndamë duetet “Rrjedh në këngë e ligjërime”, “Këngë moj” e të madhit Musa Piperku me ç’rast kujtuam shoqërinë “Liman Kaba” Musa Piperkun, Violeta Turkeshin, Sylejman Borovën, Haxhi Maqellarën e shumë! Këto këngë dhe “Valsi i lumturisë” u shoqëruan me duartrokitje frenetike nga publiku!
Në këtë mbrëmje patëm privilegj që kujtojmë figurat aktuale që na falin krenari andaj pata kënaqësi që punimi i studentes sonë Vlora Mustafa- përkrenare e Skenderbeut të dhurohet nga kryetari i Komunës dhe ti dorëzohet nënkryetarit të BDI- së prof.Arbër Ademi duke falenderuar liderin Ahmeti për mbajtjen gjallë të frymës skenderbegiane për 45 vite veprimtari kombëtare e politike si figurë mbi partiake dhe lideri i pakontestueshëm historik i unitetit të shqiptarëve!
Falenderimet janë të pafundme duke nisur nga kryetari Duka, Televizioni i Maqedonisë, programi shqip, kordinatori i koncertit Maliq Disha, hotel “Kolonja” për mikëpritjen e bujarinë” sallonin “Valona”, “Tradita” nga Tirana për veshjet arbëreshe e në veçanti të palodhshmin Shkodran Tolaj i cili hapësirën e tij artistike na fal ne për të shkëlqyer!
Faleminderit Shkodran që je marrë me çdo detaj nga programi e deri tek detajet më të vogla teknike!
Faleminderit Dibër e pushkës, pendës e krenarisë kombëtare!