Sadiku:Sot vizituam Hotlën e Bacës Sulë, fshatin që në vitin 2001 kombit i dha 5 dëshmorë.

Sot vizituam Hotlën e Bacës Sulë, fshatin që në vitin 2001 kombit i dha 5 dëshmorë.

Biseduam nga afër me banorët për problematikat dhe nevojat e tyre, dhe ua prezantova programin dhe prioritetet e mia si kryetar i ardhshëm.

Si shumë fshatra të tjerë në komunën tonë, edhe Hotla ka nevojë për ujë të pijshëm dhe investime të domosdoshme, të cilat deri më tani nuk janë realizuar nga kryetari në ikje.

U shtriva dorën banorëve dhe i sigurova se me ne, Hotla do të ketë vëmendjen dhe përkushtimin që e meriton, sepse secili fshat dhe çdo banor në komunën tonë ka rëndësi për ne.

Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen që e meritojnë Hotla dhe banorët e saj!