Në prag të Samitit të Berlinit, Kurti takohet me mërgatën shqiptare në Londër

Sa herë e takoj diasporën tonë, bashkëbisedimin e kemi të hapur e produktiv, ku vërehet lehtësisht se fizikisht janë larg atdheut, por me mendje dhe zemër qëndrojnë pranë nesh.

Kësaj radhe, takimin me mërgimtarët e patëm mbrëmë në Mbretërinë e Bashkuar, në Londër, atje ku të mërkurën do të mbahen punimet e Samitit të radhës të Procesit të Berlinit.

Mërgimtarët tanë na përfaqësojnë denjësisht anekënd botës. Bashkë diskutuam për partneritetin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, fuqizimin e lidhjeve mes dy shteteve dhe diasporën si urë që e forcon këtë marrëdhënie.

Nuk munguan as bisedat mbi zhvillimin dhe progresin e Kosovës, teksa i informova për arritjet e sukseset e qeverisë sonë dhe objektivat për mandatin tonë të ardhshëm.