Zëvendësdrejtori i Doganës, Mustafa Dauti, inspekton pikën kufitare me Kosovën

Zëvendësdrejtori i Doganës, Mustafa Dauti, inspekton pikën kufitare me Kosovën

Zëvendësdrejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, qëndroi sot për vizitë pune në pikën kufitare me Republikën e Kosovës.

Qëllimi i vizitës ishte që nga afër të shohë funksionimin e pikës kufitare dhe të diskutojë me përfaqësues të institucioneve përkatëse mbi mundësitë e zbatimit të modelit “One Stop”, i cili synon të lehtësojë procedurat doganore dhe të shkurtojë kohën e pritjes për qytetarët dhe bizneset.

Gjatë qëndrimit, Dauti u takua me përfaqësues të policisë kufitare dhe doganës, me të cilët shkëmbeu ide për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe modernizimin e infrastrukturës kufitare.

Zëvendësdrejtori Dauti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me institucionet e Kosovës për të krijuar kushte më efikase në kontrollin dhe qarkullimin e mallrave ndërmjet dy vendeve.