Arben Fetai dhe Bashkim Bakiu në Tearcë për të uruar kryetarin e ri të VLEN-it, Daut Memishi
Zëvendëskryeministri Arben Fetai, së bashku me Bashkim Bakiun, ish-kandidat për komunën e Shkupit, qëndruan sot në Tearcë ku uruan kryetarin e ri nga radhët e koalicionit VLEN, Daut Memishi, për fitoren në zgjedhjet lokale.
Në atmosferë miqësore e bashkëpunuese, u diskutua për projektet e ardhshme dhe bashkërendimin institucional që do të forcojë zhvillimin e komunës së Tearcës dhe të gjithë rajonit të Pollogut.
“Fitorja e VLEN-it në Tearcë është dëshmi e frymës së re politike që po përhapet gjithandej në Pollog,” u tha në takim.