Figurat e UÇK-së rreshtohen krah Izet Mexhitit: Gëzim Ostreni dhe Hazbi Lika i japin mbështetje opozitës VLEN

Në njërën anë, Gëzim Ostreni, ish gjenerali i njohur dhe një ndër figurat më të respektuara të periudhës së pasluftës, zhvillon një bisedë të përzemërt me Izet Mexhitin, ndërsa në anën tjetër sot, Hazbi Lika, një prej personaliteteve me peshë të madhe në strukturat e ish-UÇK-së dhe në zhvillimet politike pas konfliktit të vitit 2001, u pa duke mbështetur Bilall Kasamin në Tetovë.

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po përjeton një tronditje të fortë. Dy figura të njohura të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni, janë parë publikisht në takime miqësore me drejtuesit e koalicionit opozitar VLEN, duke sinjalizuar një distancim të qartë nga BDI-ja dhe Aleanca për Integrim (AKI).