PA KEQKUPTIME, SLLUPÇANI ËSHTË I VEÇANTË NDAJ TË TRAJTOHET SI I VEÇANTË
Cilido të jetë në pushtet, Sllupçanin duhet ta trajtojë në mënyrë të veçantë. (Kurë familjet tona kishin dikur bagëti, dashin apo delen që e caktonin për kurban, e trajtonin ndryshe, e ushqenin ndryshe, kujdeseshin ndryshe, sepse kjo bagëti ka me u sakrifiku për kurban, ndaj të kujdeseni për të më mirë nga të gjitha të tjerat).
Me gjithë respektin për të tjerët dhe konsideratat, por pa keqkuptime, Sllupçani ishte kurban, për tërë shqiptarët e Maqedonisë dhe më gjërë, e që më pas falë asaj sakrifice, u hapën rrugët e shumëfishta për mundësi, për pushtete të njëpasnjëshme, për avansime, për karriera të qindra e mijëra njerëzve në tërë shtetin. Dikush mundë të thotë që, kishte edhe kurbana të tjerë. Shumë e vërtetë se kishte edhe të tjerë, por kryekurbani ishte Sllupçani. Sllupçani kur bombardohej pa mëshirë, 99% e shtetit pinte makiato nëpër kafene duke dëgjuar lajme çka po ndodhë në Sllupçan. Kur granatohej Sllupçani me gjithë njerëzit brenda tij, të tjerët shikonin ose me dylbi ose në televizor në mbrëmje pamjet e shkatrrimeve.
Kur vriteshin njerëzit në Sllupçan, ngushëllimet i mirrnim me telefona.
Kurë në Sllupçan s pat mbetur asgjë për të ngrënë, përveç makaronave me ujë, dhe kërëlanës*, qe besa të tjerët e kishin barkun full. Kur në Sllupçan çdo ditë ushtarë e civil jipnin jetën, për të tjerët ishte vetëm lajm. Në Sllupçan kur qindra shtëpi digjeshin deri në temel me gjithçka që kishte në to dhe kur në Sllupçan nuk pat mbetë asnjë shtëpi në këmbë, për të tjerët ishte si lloj filmi fantastik. Kështu që Sllupçani nuk duhet të përfshihet në shifrat e proporcionalitetit. Demek, Sllupçanit nuk i takon ajo nuk i takon kjo. Si s’po i takoka Sllupçanit, diçka që ka dal si rezultat i sakrificës së Sllupçanit?! Mos bëni shaka me këtë fshat. Me gjithë modestinë, them që Sllupçani nuk është vetëm nje fshat i thjeshtë dhe kaq. Sllupçani është më shumë se fshat. Shumë qytete s’kan bë asgjë të veçantë për kombin dhe popullin, tani s’mundë të bëhet krahasimi në bazë të emërtimit toponimik. Para disa viteve ishte faza e kandidimit për kryetar komune dhe unë pata propozuar që kandidati për kryetar komune për komunën e Likovës të jetë nga Sllupçani, një aktivist partiak në atë kohë kërcej duke thënë JO, se s’na takon neve. Tokmak, gjoja po di diçka. Po nëse si takon Sllupçanit , kujt ore i takon tjetër. Po jo ne e kemi deputetin, blla blla blla. Çka ka lidhje deputeti, deputeti është i zonës që përfshinë disa komuna, tokmak. Prandaj, mendoj dhe kërkoj nga çdolloj pushteti por edhe nga shoqëria civile, që Sllupçanin ta trajtojnë dhe ta pranojnë në bazë të meritave dhe vlerave historike të historisë së vjetër dhe asajë më të re. Prap, e kuptoj, dikush mundë të thotë që pse çfar i mungon Sllupçanit?! Sllupçanit i mungon trajtimi dhe konsiderata. Sllupçanin shumë drejtues, politikan, funksionarë.. e shfrytëzojnë si arenë përfitimesh qofshin karrieriste, qofshin politike. E njëjta kërkesë është edhe për bashkëfshatarët e mi-sllupçanasit, që fshatin e tyre vendin e tyre ta respektojnë deri në maksimum dhe mos të lënë hapsirë që të luhet me ndjenjat e fshatit Sllupçan. A e dini ju se çfar fame dhe emri ka ky fshat nëpër botë, apo mos ndoshta ju ka futur ndonjë dromcë xhelozie në zemra dhe përçudi edhe xhelozoni?! Jo, xhelozia e mbytë vet atë që xhelozon. Ska nevojë për të xhelozuar. Duaje, respektoe, konsideroe atë që meriton dhe që është për të u respektuar. Kur e respekton meritorin, ke respektuar veten. Edhe njëherë po them, në Sllupçan nuk duhet të llogaritet, ja u bë një deputet, apo u bë një drejtor, apo një zëvendës ministër edhe kaq, çka po doni ju më tepër!? Jo, nëse është nevoja dhe ka kuadro, nga Sllupçani mundë dhe duhet të ketë më shumë drejtora, më shumë deputet, më shumë funksionar shtetrorë në nivel republikan. E kanë Mbushur administratën me sllupçanas, kurse postet dhe funksionet e larta i kanë marrë njerëz të cilët ndoshta i kanë sharë sllupçanasit para ca viteve kur hanin dhe dhe mbyteshin nën rrënoja. Po pra, çdo qeveri që vie, Sllupçanin duhet ta ketë në rend të parë për gjithçka. Ky fshat i ka gjitha. Ka Politikologë, sociologë, historianë, pedagogë, profesorë, doktorë, magjistra shkencash, mjekë, agronom, gazetarë, juristë, arkitektë, inxhinierë, shkrimtarë, gjeodet, psikologë e tjerë. Dmth, Sllupçani si asnjë vend tjetër i jep dhe i ofron shoqërisë vlera të gjithanshme, prandaj dhe ky kapital, ky potencial duhet të i kthehet në mënyrë shumë dinjitoze, sepse jeta është e gjatë dhe ndoshta prap ky komb ka nevojë për Sllupçanin. Këtu është historia, këtu burojnë vlera dhe vlera më e lartë është liria.
Bajram Ramadani. Sllupçan. 24.07.2024