Maqedonëve u pengojnë nismat akademike, por jo edhe ato fetare!

Shkruan: Dijana Toska

Po i lexoja reagimet e disa akademikëve maqedon kundër nismës së themelimit të një Akademie Shqiptare në Tetovë të cilat më kthyen viteve të 90 kur i madh e i vogël ishin alarmuar kundër hapjes së Universitetit të Tetovës.

Është një mentalitet, një strategji unisone e dy akademive sërbo /maqedone të cilat çdo nisme intelektuale me taban nacional shqiptar ti kundërvihen me çdo mjet për ta ndaluar, ndërkohë që çdo projekt fetar të huaj i cili ka arritur të na përçajë e degradojë identitetin tonë nacional, heshturazi gjithmonë e kanë stimuluar për ta lejuar që sot lirshëm të aplikohet edhe nëpër institucione publike deri në universitete me mësim në gjuhën shqipe në një shtet laik siq ështe ky shtet i definuar me kushtetutë.

Dhe ne asnjëherë si shoqëri shqiptare nuk kemi diskutuar haptas e as nuk jemi munduar të mobilizohemi që projekteve të tilla antikombëtare të përpiluara nga të njejtat kuzhina qindvjeçare tu japim përgjigjjen e duhur!?

Uroj, që kjo Akademi edhepse që në start po jep imazh të një nisme lokaliste dhe të padefinuar mirë, të gjej forcë e kapacitete intelektuale ta mbrojë ADN kombëtare nga asimilimi si rrezikun më të madhë të këtij shekulli.