Policia kërkon ndihmë në identifikimin e një personi, dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi.

Sipas policisë, burri që po kërkohet dyshohet se ka kryer vjedhje.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuarSektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.