Arben Fetai nderon 80 vjetorin e ansamblit “Bajram Shabani”: Kultura jonë është urë mes brezave

Sonte pata nderin të marr pjesë në shënimin e 80 vjetorit të ansamblit “Bajram Shabani”
simbol i ruajtjes së gjuhës, këngës dhe identitetit tonë në Kumanovë.

Ky ansambël e ka shkruar historinë jo me fjalë, por me këngë e valle, jo me duartrokitje, por me përkushtim dhe shpirt.
Siç thoshte Ernest Koliqi:“Një popull që e harron këngën e vet, e harron edhe shpirtin e vet.”

Kultura jonë nuk është e kaluar është urë mes brezave.
Detyra jonë është ta mbështesim, që të jetojë çdo ditë përmes artistëve dhe të rinjve tanë.

Urime 80 vjet lavdi “Bajram Shabani”!