Vudi Xhemshyti:Nuk jam befasuar nga deklarata e Lirim Mehmetajt.

Nuk jam befasuar nga deklarata e Lirim Mehmetajt.

Ai, është hija e fundit e një ylli të shuar 🇷🇸 Beogradas, pasi është e dukshme që ai po e rihap varrin e Millosheviqit për t’i pastruar kockat e tij të përgjakura me gjakun e të dashurve tanë.

Veprimi i Mehmetajt, nuk është gabim. Është mision. Një mision që i ngjan recitimit të errët të 🇷🇺 Moskës: zhdukja e së vërtetës përmes mjegullës, përmbysja e kujtesës përmes helmit, relativizimi i krimit përmes mashtrimit. Në këtë valle, Mehmetaj është veç një instrument. Bashkëpuntori i tij Ilir Mirena, kohë më parë, ishte tjetri që u përpoq t’ia ngjiste viktimës fajin e kasapit.

Unë nuk e pranoj asnjërin.

Jo këta zëra që rrotullohen rreth krimit si sorrat mbi kufomë; jo ata që përpiqen ta paraqesin gjenocidin si një keqkuptim historik. Askush që i jep hov fjalës së agresorit në Kosovë nuk meriton podium, e jo më legjitimitet.

Dhe ja ku vjen tronditja e vetme 👇🏼

ata që nxitojnë t’i mbrojnë, duke u përkulur nën një flamur të bërë leckë nga pesha e viteve, u përpoqën të më qortojnë mua pse e shkrova të vërtetën e hidhur. Ata duan heshtje. Duan mjegull. Duan që helmi të kalojë pa u vënë re.

Por ne që e kemi parë fytyrën e gjenocidit nuk kemi luksin e heshtjes. Ky vend do t’i shënojë këta zëra jo si kritikë, as si kundërshtarë, por si njollën më të errët që u përpoq të mbulonte të vërtetën me baltë dhe nuk ia doli.

E ata që u strukën pas dredhive, që u përpoqën ta zhbënin të vërtetën me sharmin e mjegullës, që e shmangën fjalën veç për t’i mbuluar gjurmët Mehmetajt, ata janë njollat e vërteta të kësaj bote. Jo të gabuar, por rojtarë të heshtjes së errët, shpirtërorë të përlyer që i shërbejnë territ me buzë të ngjyera. Ata nuk kërkuan drejtësi, ata deshën ta mbyllnin plagën me baltë, që helmi të mos dukej.

Dhe kjo është thika e fundit: kush mbron fjalën e ndyrë me dredhi, kush e shmang të vërtetën me hije, bëhet vetë pjesë e së keqes. Jo si zë, por si rrënjë e saj. Dhe kur koha të vijë t’i shkruajë këto fytyra në librin e saj, do t’i shënojë si stane të turpit, si gurë të zinj të një brezi që deshi ta fshehë krimin nën hi, por hiri u shpërnda, e e vërteta doli përsëri në dritë.