Albin Kurti:Fjala ime sot gjatë punimeve të Samitit të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, që u mbajt në Tiranë:

Fjala ime sot gjatë punimeve të Samitit të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, që u mbajt në Tiranë:

I nderuar kryeministri Rama,
E nderuar komisionere Kos,
Të nderuar kolegë nga rajoni dhe përfaqësues të organizatave rajonale,

Dua të filloj duke uruar Shqipërinë në avancimin e saj drejt Bashkimit Evropian me hapjen e kapitullit të fundit, duke shënuar hapjen e secilit prej 33 kapitujve. Kjo është një arritje e rëndësishme.

Prej takimit tonë të fundit në Maqedoninë e Veriut këtë vit, u mbajt Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, ku dhamë mbështetjen për të arriturat e reja dhe miratuam Agjendën e Gjelbër të rishikuar për Ballkanin Perëndimor.

Muajin e kaluar organizata World Justice Project publikoi indeksin mbi sundimin e ligjit, e cila e renditi Kosovën të tretën mes 15 shteteve të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, dhe të dytën mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor sa i përket përmirësimit në sundim të ligjit.

Renditemi si vendi më i sigurtë në rajon, me kriminalitetin më të ulët dhe progresin më të madh në luftimin e korrupsionit. E kemi shënuar rritjen ekonomike më të fuqishme dhe pas takimit tonë në korrik në Maqedoni të Veriut, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e hoqën Kosovën nga lista e shteteve fragjile dhe të ndikuara nga konfliktet.

Ky progres i verifikuar ndërkombëtarisht dhe i bazuar në dëshmi është në kontrast të plotë me politikën e BE-së për masa ndëshkuese dhe mungesën e progresit në dhënien e statusit të merituar të vendit kandidat për Kosovën. Masat e BE-së të ndërmarra ndaj Republikës sonë demokratike në Ballkanin Perëndimor i bëjnë dëm linjëzimit tonë të plotë me Politikën e Përbashkët për Punë të Jashtme dhe Siguri të BE-së.

Kjo është hera e fundit që do të adresoj masat ndëshkuese të BE-së. Ato duhet të hiqen plotësisht dhe tërësisht, ashtu siç kërkoi vitin e kaluar ish-Përfaqësuesi i Lartë dhe ish-Zëvendëspresidenti i BE-së, Josep Borrell.

Gjithashtu, asnjë vend në rajonin tonë nuk ka qenë më i përgatitur në momentin e kërkimit të statusit të vendit kandidat sesa Kosova sot. Të flitet për urgjencën e zgjerimit (të BE-së) në njërën anë, ndërkohë që lihet aplikimi i Kosovës të mbledhë pluhur për tre vjet në një raft të BE-së, është, së paku, një paradoks.

Unë besoj se është e rëndësishme të flasim hapur ndërsa jemi mbledhur për të vlerësuar progresin e Planit të Rritjes. Ne ishim të parët që përmbushëm Agjendën e Reformave dhe disi, tani jemi prapa në zbatimin e saj. Dhe unë e kam mirëpritur kritikën. Ne duhet të jemi në ballë të këtyre reformave.

Por ne jemi prapa jo nga zgjedhja, por nga rrethanat. Vonesat në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të shkurtit të këtij viti shkaktuan pengesa, megjithatë ky ishte një ushtrim i demokracisë, ku deputetët shprehën vullnetin e tyre të lirë, ku procedurat u respektuan dhe mosmarrëveshjet u zgjidhën në gjykatë.

Tani po shkojmë drejt zgjedhjeve të treta brenda një viti, të cilat, siç kanë treguar dy të mëparshmet, do të jenë të lira, të ndershme dhe konkurruese, duke treguar qëndrueshmërinë e demokracisë sonë dhe fuqinë e institucioneve tona. Jam i bindur se këto zgjedhje do të rezultojnë në një qeveri të re që do të ecë shpejt në zbatimin e Agjendës së Reformave të Planit të Rritjes.

Ne i mirëpresim nismat e reja. Gjithashtu e kuptojmë se përparimi ynë individual drejt bashkimit me Tregun Unik të BE-së është i lidhur ngushtë me përparimin tonë kolektiv në lëvizshmërinë dhe tregtinë rajonale, ose, siç do të thoshte Komisioni, Shtylla e Parë është e lidhur me Shtyllën e Dytë të Planit të Rritjes.

  • Ne nuk shohim pengesa në Udhërrëfyesin e Roaming-ut.
  • Në samitin e fundit në Shkup, identifikuam tre sektorë për “nearshore” si pjesë e nismës së Autostradës së Tregut Unik: 1) Teknologjinë Informative dhe të Komunikimit, 2) Mbrojtjen 3) Agrikulturën.
  • Transformimi ekonomik i Inteligjencës Artificiale ka filluar dhe ne duhet të sigurohemi që është gjithëpërfshirës, etik dhe demokratik. Ne kryesojmë në digjitalizim dhe kemi mbulim të lartë të rrjetit me brez të gjerë të internetit. Gjithashtu kemi çmimin më të ulët të energjisë elektrike në rajon. Këto elementë: lidhshmëria, përballueshmëria dhe gatishmëria digjitale – formojnë infrastrukturën e së ardhmes, duke na bërë një qendër të fuqishme potenciale për Fabrikat e Inteligjencës Artificiale të Bashkimit Evropian.
  • Për mandatin tonë të ardhshëm, ne planifikojmë të ndajmë të paktën një miliard euro në vit në investime kapitale për projekte strategjike. Ne kemi një klimë ekonomike gjithnjë e më të fortë. Ne renditemi të 26-tët në nivel global dhe të parët në Ballkanin Perëndimor, sipas Indeksit Global të Riskut dhe Rezistencës së Investimeve të Henley & Partners. Të frymëzuar nga pritja pozitive e konferencave të investimeve në Tiranë dhe Podgoricë, ne mezi presim mundësinë për të sjellë një forum edhe në Prishtinë.

Së fundmi, avancimi i integrimit ekonomik kërkon infrastrukturën në thelb të tij. Një përditësim i Rrjetit Trans-Evropian është thelbësor për të siguruar që korridoret rajonale të funksionojnë me efikasitet maksimal. Pozicioni i Kosovës ka rëndësi unike. Ne kemi potencialin për të shërbyer si rruga më e shpejtë brenda rajonit dhe nga rajoni drejt BE-së. Në këtë kontekst, hekurudha Prishtinë-Durrës meriton vëmendje të veçantë. Si një lidhje midis korridoreve 8 dhe 10 të rrjeteve evropiane TEN-T, do t’i shërbente lidhjes dhe arkitekturës evropiane të transportit.

Mbi progresin e Planit të Rritjes dhe angazhimet tona të përbashkëta:

  • Për Korsitë e Gjelbra – Ne mirëpresim përfshirjen e dy pikave doganore më të ngarkuara “Hani i Elezit – Bllacë” si pjesë e nismës Korsitë e Gjelbra dhe Vërmicë/Morinë me Shqipërinë si pjesë e nismës brenda CEFTA-s. Modernizimi i këtyre dy pikave kufitare do të përmirësojë më tej tregtinë.
  • Për SEPA-n – Ne kemi dorëzuar të gjitha ligjet e nevojshme si kritere teknike për aplikimin tonë një vit më parë, por ato mbeten nën shqyrtim në Gjykatën tonë Kushtetuese. Kosova i plotëson të gjitha kushtet për t’u bashkuar me SEPA-n, dhe ne do të mirëprisnim shqyrtimin e BE-së në mënyrë që të mund të ecim shpejt sapo gjykata të përfundojë procesin e saj.
  • Për nismën WIFI – Pothuajse të gjitha komunat, 33 nga 38, janë përzgjedhur për nismën WIFI4WB. Instalimet pritet të fillojnë në dhjetor, ndërsa vendosja e të gjitha pikave është planifikuar të përfundojë deri në shkurt.
  • Për Portofolin Digjital – kemi nisur pilotimin e parë për sistemin tonë kombëtar të identifikimit elektronik, portofolin elektronik të Kosovës, i modeluar sipas Portofolit Digjital të Identitetit të BE-së. Ofron autentifikim elektronik, nënshkrime, vula dhe një portofol digjital.
  • Mbi Marrëveshjen për Pranimin e Vlerësimit të Konformitetit – produktet e akredituara dhe të shënuara në përputhje me rregulloren e BE-së duhet të pranohen brenda Gjashtë Vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6).

Dosjet e Shtyllës së Parë ofrojnë anëtarësim dhe bashkëpunim me agjencitë e BE-së dhe organe të tjera që lidhen me turizmin, aleancën mjekësore, Autostradën e Tregut Unik, ACAA-në dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Qasja e barabartë dhe partneriteti simetrik me këto mekanizma janë thelbësore për të gjithë anëtarët e BP6 për të përfituar nga Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Tregu Unik i BE-së. Në këtë drejtim, ne përballemi me pengesa strukturore për anëtarësim në këto agjenci dhe organe. Një e tillë e rëndësishme është Konventa e Transitit të Përbashkët (CTC). Ne aplikuam për anëtarësim në Konventën e Transitit të Përbashkët në vitin 2015. Më shumë se një dekadë pritjeje pa një vendim për aplikimin tonë pasqyron një ritëm të ngadaltë të vendimmarrjes.

Mbi Shtyllën e Dytë (Tregu i Përbashkët Rajonal):
Ne kemi nënshkruar pesë marrëveshje lëvizshmërie, megjithatë, pas tre vitesh, ato mbeten të pazbatuara. Që kur nisën bllokada në zbatimin e Marrëveshjes për Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), unë i dhashë detyrë SHERPA-s sonë që të ndjekë në mënyrë aktive një zgjidhje. Është për të ardhur keq që përpjekjet dhe gatishmëria jonë nuk janë ndjekur edhe nga pala tjetër. Status quo-ja për këtë çështje nuk mund të qëndrojë. Kjo marrëveshje, së bashku me Marrëveshjen për Qasjen në Studimin dhe vendimin për lejet e punës dhe Vendimin e CEFTA-s për Njohjen e Kualifikimit Profesional, është thelbësore për lëvizshmërinë e studentëve dhe punëtorëve, pa të cilat nuk mund të arrijmë një treg të përbashkët rajonal.

Përshëndes angazhimin e fundit të Komisionit për këtë çështje dhe ju inkurajoj të punoni me SHERPA-t në zgjidhjen e çështjeve në lidhje me zbatimin e arritjeve të Tregut të Përbashkët Rajonal.

Në kryesimin tonë të parë të drejtpërdrejtë të CEFTA-s, ne po tregojmë lidership dhe po ofrojmë përfitime për të gjitha vendet e CEFTA-s. Ne zgjodhëm një Drejtor të CEFTA-s pas një bllokimi dyvjeçar që vuri në rrezik një grant të BE-së prej 7 milionë eurosh. Kemi miratuar vendime për të thelluar tregtinë dhe presim që vendime të mëdha, të tilla si Njohja e Shërbimeve të Besimit, mbi Njohjen e Kualifikimit Profesional dhe Strategjia e Menaxhimit të Rrezikut, të miratohen këtë dhjetor në Prishtinë gjatë Javës së CEFTA-s.

E fundit, ndonëse gjithmonë e shijoj qëndrimin në Tiranë, do ta mirëpres nëse samiti i ardhshëm zhvillohet në Prishtinë.

Faleminderit.


Fjala e plotë në gjuhën angleze:

Dear Prime Minister Rama,
Dear Commissioner Kos,
Dear colleagues from the region and representatives of regional organizations,

I want to begin by congratulating Albania on the advancement towards the EU with the opening of the last cluster, marking the opening of all 33 chapters. This is an important milestone.

Since our last meeting in North Macedonia in July this year, the Berlin Process Summit in London took place, where we endorsed new deliverables and adopted a revised Green Agenda for the Western Balkans.

Last month, the World Justice Project published its Rule of Law Index, which ranked Kosova 3rd among 15 countries of Eastern Europe and Central Asia, and 2nd among the six Western Balkans (WB6) for improvement in rule of law.

We rank safest country in the region, with the lowest criminality and great progress in fighting corruption. We recorded the strongest economic growth and after our meeting in July in North Macedonia, both the World Bank and IMF removed Kosova from their Fragile and Conflict-Affected lists.

This internationally verified and evidence-based progress stands in stark contrast with the EU’s policy of restrictive measures and the lack of progress in granting Kosova its well-deserved candidate status. EU measures taken against our democratic Republic in the Western Balkans are a disservice to full alignment with EU’s CFSP.

This is the last time I will address the EU restrictive measures. They must be removed fully and completely, just as former EU HR/VP Josep Borrell requested last year.

Also, no country in our region has been more prepared at the moment of seeking candidate status than Kosova is today. To speak of urgency in enlargement on one hand while letting Kosova’s application gather dust for three years on an EU shelf is, at the very least, a paradox.

I believe is important to speak plainly as we are gathered to take stock of the Growth Plan progress. We were the first to deliver on the Reform Agenda and somehow, we are now behind in implementing it. And I have welcomed the critique. We should be in the front of these reforms.

But we are behind not by choice but by circumstances. The delays in forming the new government after the February elections this year caused setbacks, yet it was an exercise of democracy, where MPs expressed their free will, where procedures were respected, and disputes resolved in court.

We are now heading toward the third election in one year, which, as the previous two have shown—will be free, fair, and competitive, demonstrating the resilience of our democracy and the strength of our institutions. I am confident that this election will result in a new government that will move quickly in implementing the Reform Agenda of the Growth Plan.

We welcome the new initiatives. We also understand that our individual advancement toward joining the EU single market is closely tied to our collective advancement in regional mobility and trade, or, as the Commission would say, Pillar One is linked with Pillar Two of the Growth Plan.

  • We see no obstacles on the Roaming Roadmap.
  • At the last summit in Skopje/Shkup, we identified three sectors for nearshoring as part of the Single Market Highway initiative: on 1) ICT, 2) Defense 3) Agriculture.
  • The AI economic transformation has begun, and we must ensure it is inclusive, ethical, and democratic. We lead in digitalization and have high bandwidth penetration. We also have the lowest price of electricity in the region. These elements: connectivity, affordability, and digital readiness – form the infrastructure of the future, making us a strong potential hub for EU AI Factories.
  • For our next term, we plan to mobilize at least one billion euros per year in capital investments for strategic projects. We have an increasingly robust economic climate. We rank 26th globally and first in the Western Balkans, according to Henley & Partners’ Global Investment Risk and Resilience Index. Inspired by the positive reception of the investment conferences in Tirana and Podgorica, we look forward to the opportunity to bring a forum to Prishtina.

Lastly, advancing economic integration requires infrastructure at its core. An update of the Trans-European Network is essential to ensure that regional corridors operate with maximum efficiency. Kosova’s position is uniquely significant. We have the potential to serve as the fastest route within the region and from the region to the EU. In this context, the Prishtinë–Durrës railway deserves particular attention. As a connection between corridors 8 and 10 of the TEN-T European networks, would serve connectivity and the European transport architecture.

On the progress of Growth Plan and our joint commitments:

  • On Green Lanes – we welcome the inclusion of the two busiest customs points “Hani i Elezit – Bllacë” as part of the Green Lanes initiative and Vermicë/Morinë with Albania as part of the intra-CEFTA initiative. Modernization of these two border crossings will further improve trade.
  • On SEPA – we have submitted all necessary laws as technical criteria for our application a year ago, but they remain under review in our Constitutional Court. Kosova meets all conditions to join SEPA, and we would welcome the EU’s review so we can proceed swiftly once the court completes its process.
  • On the WIFI initiative – Almost all municipalities—33 out of 38—have been selected for the WIFI4WB initiative, installations are expected to begin in December, while the setup of all hotspots is planned to be completed by February.
  • On the Digital Wallet – we have launched the first pilot for our national electronic identification system, Kosova e-wallet, modeled after the EU’s Digital Identity Wallet. It offers electronic authentication, signatures, seals, and a digital wallet.
  • On the Agreement on Conformity Assessment Acceptance – products accredited and marked in accordance with EU regulation should be accepted within the WB6.

The fiches of Pillar One offer membership and collaboration with EU agencies and other bodies related to tourism, medical alliance, Single Market Highway, ACAA, and consumer protection.
Equal access and symmetrical partnership with these mechanisms are essential for all WB6 members to yeld the benefits of CRM and the EU single market. In this regard, we face structural obstacles in joining these agencies and bodies. An important one being the Common Transit Convention (CTC). We applied for membership in CTC in 2015. More then a decade of waiting without a decision for our application reflects a slow pace of decision-making.

On Pillar Two (CRM):
We have signed five mobility agreements, yet, after three years, they remain unimplemented. Since blockades emerged on the implementation of the Agreement on Higher Education Institutions (HEI), I tasked my SHERPA to actively pursue a solution. It is regrettable that our efforts and willingness have not been matched by the other party. The status quo on this matter cannot stand. This agreement, together with the Agreement on Access to Study and the decision on work permits and CEFTA Decision on Recognition of Professional Qualification, is crucial for the mobility of students and workers, without which we cannot achieve a common regional market.

I welcome the Commission’s recent engagement on this matter and encourage you to work with SHERPAs in resolving outstanding issues regarding the implementation of the Common Regional Market deliverables.

In our first direct chairing of CEFTA, we are demonstrating leadership and delivering benefits for all CEFTA countries. We elected a CEFTA Director after a two-year deadlock that put a €7 million EU grant at risk. We have adopted decisions to deepen trade, and we expect major decisions, such as Recognition of Trust Services, on Recognition of Professional Qualification and the Risk Management Strategy, to be approved this December in Prishtina during the CEFTA Week.

Lastly, while I always enjoy being in Tirana, I will welcome it if the next summit takes place in Prishtina.

Thank you.