ZVMT Kaltrina Zekolli:Gjuha është ura jonë më e fortë.

Gjuha është ura jonë më e fortë.

22 Nëntori na rikthen te Kongresi i Manastirit, momenti historik që vendosi themelet e alfabetit të përbashkët dhe bashkoi shqiptarët rreth gjuhës.

Dje, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut organizoi një sërë manifestimesh për të kremtuar këtë datë të rëndësishme: nga seanca solemne, te vizita në Shtëpinë e Alfabetit dhe manifestimi në Pallatin e Kulturës në Manastir vendi ku 117 vite më parë u mor një nga vendimet më të rëndësishme për identitetin tonë.

Krenare për gjuhën, kulturën dhe rrugëtimin tonë të përbashkët.
Gëzuar Ditën e Alfabetit! 🇦🇱