Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, mbajti fjalim në Konferencën Globale të OKB-së për Përdorimin e të Dhënave në Matjen e Korrupsionit, e cila po zhvillohet në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Potencoi se lufta kundër korrupsionit kërkon qasje të bazuar në fakte, lista të qarta të rreziqeve dhe vigjilencë të vazhdueshme institucionale.Ai theksoi gjithashtu se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të integritetit institucional dhe adoptimit të standardeve ndërkombëtare në matjen e korrupsionit, si pjesë e agjendës së qeverisjes së mirë dhe modernizimit të administratës publike. Pjesëmarrja e delegacionit qeveritar në këtë Konferencë paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në luftën e përbashkët kundër korrupsionit dhe në ndërtimin e institucioneve më transparente dhe më të qëndrueshme, u tha në këtë rast.
Related Posts
Sot varrimi i Shpat Kasapit, nëna e këngëtarit ngushëllohet nga vizitorë në Pallatin e Kulturës në Tetovë
Lajmi i trishtë për vdekjen e artistit të mirënjohur, Shpat Kasapi, ka tronditur mbarë skenën muzikore shqiptare, familjarët, kolegët dhe…
OPINION: Rruga jonë vazhdon – midis zhgënjimeve dhe besnikërisë ndaj parimeve.
Shkruan : Nuhi Zekiri Në një kafiteri e qytetit të Kumanovës, mes bisedave me shokët për sportin, kombëtaren dhe jetën…
Lajmi i fundit: Vetura godet ariun afër fshatit Dobrosht
Aksident në afërsi të fshatit Dobrosht, një veturë godet një Ari dhe aksidenton edhe një veturë tjetër.Ariu ka dalë tek…