Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, mbajti fjalim në Konferencën Globale të OKB-së për Përdorimin e të Dhënave në Matjen e Korrupsionit, e cila po zhvillohet në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Potencoi se lufta kundër korrupsionit kërkon qasje të bazuar në fakte, lista të qarta të rreziqeve dhe vigjilencë të vazhdueshme institucionale.Ai theksoi gjithashtu se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të integritetit institucional dhe adoptimit të standardeve ndërkombëtare në matjen e korrupsionit, si pjesë e agjendës së qeverisjes së mirë dhe modernizimit të administratës publike. Pjesëmarrja e delegacionit qeveritar në këtë Konferencë paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në luftën e përbashkët kundër korrupsionit dhe në ndërtimin e institucioneve më transparente dhe më të qëndrueshme, u tha në këtë rast.
Related Posts
Arben Fetai: Më 19 tetor mori fund politika e pazareve, VLEN është forca që mbron kombin
Zëvendëskryeministri dhe një nga figurat kryesore të koalicionit opozitar VLEN, Arben Fetai, ka reaguar ashpër ndaj politikës së vjetër, duke…
Mickoski: Jemi para Shqipërisë në rrugën drejt BE-së! Mali i Zi është i pari, në vendin e dytë jemi ne dhe Serbia dhe më pas vijnë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se është i kënaqur nga Raporti i progresit i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, përcjell…
Tërmet në policinë e Tetovës: 5 inspektorë antidrogë fluturojnë nga puna, të tjerë pritet të ndiqen penalisht!
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka filluar pastrimin brenda institucionit. Pesë inspektorë të anti-drogës janë larguar, ndërsa në…