ZVKM Arben Fetai me mesazh nga Doha: Lufta kundër korrupsionit kërkon udhëheqje të fortë, koordinim institucional dhe llogaridhënie reale

Sot, në Doha, mora pjesë në COSP11 – Konferencën e 11-të të Shteteve Palë të Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit, ku fola në panelin për strategjitë gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit në Evropën Juglindore.

Mesazhi im ishte i qartë: lufta kundër korrupsionit kërkon udhëheqje të fortë qeveritare, koordinim institucional dhe përfshirje aktive të shoqërisë civile. Strategjitë nuk mjaftojnë në letër ato japin rezultate vetëm kur përkthehen në mekanizma konkretë zbatimi dhe llogaridhënie.

Duke u bazuar në përvojën e Maqedonisë së Veriut, theksova rëndësinë e qasjeve të bazuara në të dhëna, digjitalizimit dhe transparencës si mjete kyçe për reduktimin e hapësirave për korrupsion dhe për rikthimin e besimit publik në institucione.

Angazhimi ynë për qeverisje të mirë dhe integritet mbetet i qëndrueshëm brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare.