Ngjarjet që shënuan vitin 2025 në RMV: Tragjedi, korrupsion, pazare politike, ngecje dhe shtet që vepron vetëm nën presion

Viti 2025 në Maqedoninë e Veriut nuk do të mbahet mend për ngjarje të mira. Vendi nuk bëri ndonjë kthesë të madhe, edhe ky vit u përcoll me kriza të ndryshme. Ishte vit ku tragjeditë u përsëritën, ngecjet institucionale dolën në përsëri në sipërfaqe, lufta kundër korrupsionit dështoi, ndërsa drejtësia heshti për shumë raste. Qytetarët jetuan mes ndotjes së ajrit, mbeturinave, pasigurive, korrupsionit dhe procesit eurointegrues i cili ka ngecur. Le t’i kujtojmë nga pak të gjitha në përmbledhjen vjetore të Portalb.mk.

Që në fillim të vitit, Shkupi u rendit si qyteti me ajrin më të ndotur në Evropë, ndërsa statistikat e vdekjeve nga ndotja treguan se problemi nuk është më vetëm mjedisor, por edhe shëndetësor e institucional. Në verë, kryeqyteti u përball edhe me krizën e mbeturinave, duke u shndërruar në deponi të madhe.

Tragjeditë ishin plagë e hapur e vitit. Zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, u bë simbol i neglizhencës dhe mungesës së kontrollit shtetëror. Ashtu si rasti i spitalit modular në Tetovë, edhe kjo tragjedi ngriti pyetjen e dhimbshme: Sa jetë duhen humbur që shteti të veprojë?

Viti 2025 e gjeti Antikorrupsionin të goditur nga brenda, me skandale që përfshinë vetë udhëheqjen e institucionit që duhej të luftonte të keqen.

Viti u shënua nga një varg vendimesh në fushën e drejtësisë që e thelluan mosbesimin e qytetarëve.

 planin politik, 2025 ishte vit i pazareve, lëvizjeve taktike dhe krizave të brendshme.

Zgjedhjet lokale u zhvilluan në një ambient të tensionuar, me akuza, tensione etnike dhe dyshime për barazi në garë.

Procesi i integrimit evropian ngeci, as këtë vit vendi nuk arriti të hapë negociatat. Derisa shtetet fqinje po vrapojnë drejt Brukselit, RMV-ja ka ngecur në vend, pos deklaratave dhe viktimizimit, progres nuk pati.

Nga ana tjetër, raportet tjera ndërkombëtare ishin si shuplaka për vendin, RMV-ja shënoi rënie në indeksin e korrupsionit, në lirinë e mediave, në renditjet e Freedom House dhe Indeksin Global të Paqes.

Gjuha e urrejtjes dhe incidentet ndëretnike u trajtuan kryesisht në mënyrë selektive dhe të vonuar, duke e thelluar ndjenjën e pasigurisë dhe mosbesimit mes komuniteteve

Në gjitha këto ngjarje, roli i medias ishte thelbësor. Hulumtimet, raportimet gazetareske për tragjeditë, korrupsionin dhe diskriminimin, treguan se pa media kritike, shumë nga këto tema do të mbeteshin në errësirë.

Për Portalb.mk, 2025 shënoi dy momente të rëndësishme. Gazetari Fisnik Xhelili u vlerësua me çmimin vjetor të SHGM-së për raportimin më të mirë lokal dhe rajonal, ndërsa Portalb.mk u rendit sërish si portali më i besueshëm sipas anketës së IRI-t.

Viti 2025 mbyllet me shumë pikëpyetje dhe mbi të gjitha me atë se a do të vazhdojë Maqedonia e Veriut të reagojë vetëm kur ndodh tragjedia e radhës, apo do të ndërtojë më në fund institucione që parandalojnë, mbrojnë, sjellin drejtësi dhe zbatojnë reformat? Përgjigjja, si zakonisht, mbetet për vitin tjetër dhe për qytetarët që nuk po dorëzohen.

Redaksia e Portalb-it ju uron një Vit të Ri sa më të mbarë, me shumë shëndet dhe suksese!

Më poshtë kemi bërë radhitje kronologjike të ndodhive më të rëndësishme gjatë vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut.

Janar

1 janarPatentat e shoferit me emrin e vjetër kushtetues të shtetit u bënë të pavlefshme
5 janarPresidentja nuk e nënshkroi dekretin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve për shkak të dispozitave për dygjuhësinë
5 janarU dogj vetura e gazetares së SDK-së në Ohër
6 janarShkupi u radhit si qyteti me ajrin më të ndotur në Evropë
8 janarArtan Grubi u shkarkua nga Universiteti i Tetovës
12 janarRMV-ja me më së shumti vdekje nga ndotja e ajrit
13 janarGordana Jankulloska u lirua nga akuza në rastin ‘Fortesa’ kurse Goran Grujevski, Toni Jakimovski, Nikolla Boshkovski dhe Valentina Simonovska u dënuan me burg
14 janarPunëtorët e Administratës Publike në protestë, kërkuan shtesë në paga
16 janarIlire Dauti dha dorëheqje si kryetare e Komisionit për Politikë Sociale pas interpelancës kundër saj
18 janarVLEN i shkeli afatet kohore për ndryshimet kushtetuese
21 janarMaqedonia e Veriut e refuzoi kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës
23 janarTrajko Veljanovski, Spiro Ristovski dhe Mile Janakievski u amnistuan dhe liruan nga prokuroria për “Organizimin e 27 Prillit”
24 janarKosova i dërgoi notë proteste RMV-së pasi zëvendëskryeministri serb Ivan Stoilkoviq përdori termin ’Kosova dhe Metohija’
28 janarKryetari i Republikës Sërpska, Millorad Dodik mbajti fjalim kundër BE-së në Shkup
29 janarKuvendi i RMV-së e ratifikoi Marrëveshjen me BE-në për Instrumentin për Reforma dhe Rritje
30 janarVdekja e 22 vjeçares Frosina Kulakova nga goditja me veturë nga Vasil Jovanov i cili nuk kishte leje të vozitjes, ishte nën efekt të alkoolit dhe kishte qenë në paraburgim
Ndotja e ajrit, foto nga Portalb.mk
Ndotja e ajrit, foto nga Portalb.mk

Shkurt

1 shkurtVMRO dhe VLEN u pajtuan për mbështetje të ndërsjellë në zgjedhjet lokale
11 shkurtRMV-ja shënoi rënie në Indeksin e Korrupsionit nga Transparency International
12 shkurtGjykata e Tetovës vendosi se kryetar i Aleancës për Shqiptarët është Ziadin Sela dhe se atij i takojnë vulat
12 shkurtGjykata Kushtetuese filloi procedurë për ndryshime në Kodin Penal
16 shkurtProtestë për vdekjen e Frosina Kulakovës dhe viktimace tjera të trafikut
17 shkurtKuvendi vazhdoi me miratimin e ligjeve me procedurë të shkurtuar
24 shkurtAgjencia për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara vendosi të nxjerrë në shitje pasurinë e sekuestruar të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijalkov
26 shkurtRMV-ja shënoi ngecje në renditjen e Freedom House
28 shkurtU nënshkrua deklarata për themelimin e Këshillit për Bashkëpunim midis RMV-së dhe Turqisë
Gjyqësor, gjykata, drejtësi
Gjyqësor, foto: Meri Jordanovska

Mars

1 marsRMV-ja ra nën mesataren e BE-së për nga numri i gjykatësve
2 marsSamiti i qeverive RMV – Hungari
6 marsProtestë kundër EVN-së për faturat e larta
8 marsPrtoestë për 8 Mars: Një në tre gra përjeton ngacmim, kërcënime ose sulm fizik në hapsira publike
10 marsZjarr në hapsirat e Televizionit Koha në Tetovë
11 marsKuvendi votoi mosbesim për pesë anëtarë të Këshillit Gjyqësor
16 marsTragjedia në diskotekën Pulse në Koçan: 63 të vdekur, mbi 150 të lënduar
16 marsShtatë ditë zie për zjarrin në Koçan
18 marsFilloi rigjykimi për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë
18 marsProtestë për zjarrin në Koçan
23 marsHulumtimi i Portalb: Si u shit ish-Monopoli në Tetovë?
24 marsRMV-ja u bë vendi i parë që i mori paratë sipas Planit të Rritjes nga BE
25 marsU prezantua draft-raporti për RMV-në në Parlamentin Evropian
27 marsRMV-ja shënoi 5 vjetorin e anëtarësimit në NATO
Zjarri në Koçan, foto nga Ivan Stoilkovic në Facebook
Zjarri në Koçan, foto nga Ivan Stoilkovic në Facebook

Prill

3 prillSHBA vendosi dogana 33% ndaj RMV-së
4 prillTakimi i shumëpërfolur i krerëve të VMRO-DPMNE dhe LSDM-së i shoqëruar me shumë dilema
4 prillFisnik Xhelili nga Portalb e mori çmimin vjetor të SHGM-së për raportimin më të mirë mbi tema lokale dhe rajonale
5 prillKomiteti i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Shkup
7 prillVenko Filipçe u rizgjodh kryetar i LSDM-së
10 prillSkandali kur shkelësi i vlerave të BE-së Petar Bogojeski u emërua në krye të Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet
12 prillFilloi funksionimi i një pike të përbashkët kufitare midis RMV-së dhe Kosovës në Bllacë dhe Han të Elezit
13 prillAleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit doli nga koalicioni VLEN, më vonë edhe nga Qeveria
24 prillU vendos që të ndërtohet spital komplet nga fillimi në Kërçovë, miliona euro shkuan kot
24 prillKryetarja e Antikorrupsionit Tatjana Dimitrovska e dyshuar për korrupsion në rastin Aditiv
27 prillTetë vjetori i sulmeve të përgjakshme në Kuvend
30 prillGjykata Kushtetuese e rrëzoi vendimin e qeverisë që BFI të hapë shkollën e mesme Medresenë “Isa Beu” në Shkup
Tatjana Dimitrovska. foto: Meta.mk
Tatjana Dimitrovska. foto: Meta.mk

Maj

2 majRMV-ja shënoi rënie në indeksin e lirisë së shtypit
7 majU nënshkrua marrëveshja për ndërtimin e interkonektorit të gazsjellësit RMV- Greqi
12 majAleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit kaloi në opozitë
13 majVasil Jovanov u dënua me 12 vjet burg pasi përplasi për vdekje Frosina Kulakovën
16 majGjykata e Tetovës e shpalli vendimin për rigjykimin e rastit të zjarrit në modular, Florin Besimi dhe Artan Etemi u dënuan me 1 vit e 6 muaj burg kurse Spitali i Tetovës me 1 milion denarë
22 majU nënshkrua marrëveshja midis qeverive të RMV-së dhe Britanisë për mbështetje financiare prej 6 miliardë euro
26 majU formua dega e tretë e Aleancës për Shqiptarët në krye me Arben Fetain
26 majEnver Bexheti u shkarkua nga Këshilli Gjyqësor disa muaj pasi u fut në Listën e Zezë Amerikane
Spallja e vendimit të rigjykimit për rastin në spitalin modular. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk (16 maj 2025)
Spallja e vendimit të rigjykimit për rastin në spitalin modular. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk (16 maj 2025)

Qershor

10 qershorKryeministri Hristijan Mickoski e kërcënoi drejtorin e Inspektoratit të Gjuhëve se nëse refuzon të flasë maqedonisht do ta shkarkojë
11 qershorQeveria e RMV-së i diskriminoi sportistët shqiptarë, asnjë në mesin e të dekoruarve
17 qershorU shty për në afat të pacaktuar seanca përgaditotre për shqyrtimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve
17 qershorShtatë vjetori i Marrëveshjes së Prespës
19 qershorPërleshje fizike në Komunën e Koçanit
20 qershorMe dyer të mbyllura, Qeveria e RMV-së ndryshoi përbërjen e Komisionit historik me Greqinë
24 qershorKomiteti i Punëve të Jashtme (AFET) në Parlamentin Evropian miratoi Raportin për Maqedoninë e Veriut
24 qershorPas presionit të mediave dhe BE-së, Petar Bogojeski u largua nga posti i drejtorit të Agjencisë për Programe Arsimore Evropiane
25 qershorGjykata i dënoi me burg të përjetshëm katër të akuzuarit për vrasjen e Vanjës, babai i saj u lirua nga akuza
Gjyqi për Vanjën dhe Zhezhovskin. Foto printscreen nga video e 360 Gradë

Korrik 

1 korrikU mbyll USAID, në RMV u investuan rreth 900 milionë dollarë
4 korrikU lëshua në përdorim pika e përbashkët kufitare Tabanoc -Preshevë mes RMV-së dhe Serbisë
9 korrikParlamenti Europian e miratoi raportin e progresit mbi Maqedoninë e Veriut
11 korrikU sulmua fizikisht kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska
15 korrikPjesëtarë të grupit kriminal të Gërçecit u dënuan me mbi 50 vite burg
15 korrikKuvendi i RMV-së i la qytetarët pa Avokat të Popullit
21 korrikBDI dhe Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës dhe ajo e Arben Taravarit vendosën të shkojnë bashkë në zgjedhjet lokale
25 korrikAktivistja suedeze Greta Thunberg vizitoi Tetovën, e kritikoi Kuvendin për qëndrimin ndaj Gazës dhe mori pjesë në protestën në Doshnicë
25 korrikDha dorëheqje kryetarja e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska pasi Prokuroria ngriri aktakuzë kundër saj për zbulim të sekreteve zyrtare dhe falsifikim kompjuterik
26 korrik62 vjetori i tërmetit në Shkup
29 korrikKuvendi i RMV-së e miratoi ligjin që e mundëson akreditimin e Medresesë “Isa Beu”
31 korrikFaton Selami u konfirmua si propozim për Avokat të ri të Popullit në RMV
Danella Arsovska. Foto: prinscreen
Danella Arsovska. Foto: prinscreen

Gusht

2 gusht122 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit
10 gushtVrasja në Tetovë, një i vdekur dhe katër të lënduar mes të cilëve një vajzë e mitur
12 gusht24 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit
18 gusht33 vjetori i Armatës
Policia në Spitalin e Tetovës. Foto nga Fisnik Xhelili - Portalb.mk
Policia në Spitalin e Tetovës. Foto nga Fisnik Xhelili – Portalb.mk

Shtator

1 shtatorRMV-ja ra me katër vende në Indeksin Global të Paqes
4 shtatorDelegacioni i Komisionit të Venedikut në Gjykatën Kushtetuese, kërkoi të informohet mbi shfuqizimin e “Balancuesit”
4 shtarorDhuna ndëretnike në Tetovë, dy nxënës shqiptarë u rrahën nga tifozët maqedonas
8 shtatorKatër vjetori i zjarrit në spitalin modular të Tetovës
8 shtator34 vjetori i pavarësisë së RMV-së
9 shtatorZjarri në deponinë ‘Drislla’
13 shtatorAnketa e IRI-t: Portalb vazhdon të jetë portali më i besueshëm në gjuhën shqipe në RMV
13 shtator30 vjetori i marrëdhënieve diplomatike RMV-SHBA
30 shtatorFranca e shtyu afatin për dorëzimin e sistemeve kundërajrore për RMV-në
Dy të rinjtë që u sulmuan në Tetovë. Foto: Printscreen nga TetovaSot
Dy të rinjtë që u sulmuan në Tetovë. Foto: Printscreen nga TetovaSot

Tetor

4 tetorShkupi u shndërrua në deponi, krizë me mbeturinat
11 tetor84 vjetori i Ditës së Kryengritjes Popullore
15 tetorPërgjimet në Komunën e Kërçovës, në fokus Fatmir Dehari
15 tetorUrsula von der Leyen vizitoi Shkupin
19 tetorU mbajt rrethi i parë i zgjedhjeve lokale 2025 në RMV, gjithçka që ndodhi
31 tetorSulmuesi i kryetares së Qytetit të Shkupit u dënua me burg me kusht prej dy vitesh
Zgjedhje lokale 2025 (rrethi i parë) në RMV. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Zgjedhje lokale në RMV. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Nëntor

2 nëntorU mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, gjithçka që ndodhi
4 nëntorU publikua Raporti i Progresit për RMV-në nga Komisioni Evropian
5 nëntorVdekja e Daorsa Spahijas në rrethana të paqarta në Tetovë
6 nëntorRMV dhe Bullgaria nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e tunelit ndërkufitar në Korridorin 8
14 nëntorU zbulua se janë kryer 10 operacione në zemër ose pacientë të udhëzuar gabimisht
17 nëntorU shpallën zgjedhjet lokale për katër komuna: Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë&Rostushë dhe Qendër&Zhupë
19 nëntorAleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës doli nga koalicioni me BDI-në (AKI)
19 nëntorFilloi gjykimi për tragjedinë e zjarrit në Koçan
22 nëntorShënimi i Ditës së Alfabetit Shqiptar
23 nëntorKatër vjetori i tragjedisë së autobusit në Bullgari
24 nëntorGjykata Evropiane hapi lëndë për rastin “Tanku” pas ankesës së Jankulloskës
26 nëntorNdërroi jetë këngëtari Shpat Kasapi
In memoriam, Shpat Kasapi. Foto nga Komuna e Tetovës
In memoriam, Shpat Kasapi. Foto nga Komuna e Tetovës

Dhjetor

1 dhjetorFilloi periudha e testimit të sistemit ‘Qyteti i Sigurt’
2 dhjetorAdem Çuçul u zgjodh kryetar i Antikorrupsionit
3 dhjetorFamiljari i cili humbi babain dhe vëllaun në zjarrin në modular e paditi në Itali RMV-në për vrasje
6 dhjetorKryeministri Hristijan Mickoski u rizgjodh kryetar i VMRO-DPMNE-së
6 dhjetorAmbasada britanike ka konfirmuar se po bashkëpunon me qeverinë e RMV-së për të trajtuar migracionin e paligjshëm
10 dhjetorKuvendi i RMV-së miratoi Buxhetin për vitin 2026, peshon rreth 6.7 miliardë euro
10 dhjetorU mbajt konferenca E-shoqëri nga Fondacioni Metamorfozis
12 dhjetorLigji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat u shqyrtua në seancë plenare në Komisionin e Venecias ku mori vlerësim pozitiv
13 dhjetorIsh-ministrja e Drejtësisë u zgjodh nënkryetare e Komisionit të Venecias
13 dhjetorIsh-prokrorja speciale Katica Janeva u lirua me kusht nga burgu
16 dhjetorKryeprokurori Ljubomir Kocevski dha dorëheqje pak orë para se shumica parlamentare ta shkarkonte
17 dhjetorLSDM-ja zgjodhi udhëheqësinë e re
20 dhjetorBDI-ja mbajti kongres, ndryshoi kryesinë qendrore
22 dhjetorAmbasadorja e SHBA-ve në vend Angela Aggeler ëështë ndër 30 ambasadorët e tërhequr nga presidenti Donald Trump
 22 dhjetor Anita Topalova Isajllovska, e cila kërkoi që lënda kundër VMRO-së të hidhej poshtë, u zgjodh prokurore e përkohshme në vend të Kocevskit
 23 dhjetor Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendje krize energjetike
24 dhjetorPërderisa s’ka vendim për fajtorët e vërtetë të zjarrit në modular, Besimit dhe Etemit iu dyfishua dënimi
29 dhjetorKuvendi i RMV-së e miratoi Ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor
Prokurori publik i shtetit Ljupço Kocevski. Foto: Printscreen nga video e 360 Gradë