Befasia e zgjedhjeve: Eljesa Rashiti nga LVV-ja, kandidatja më e re për deputete, arrin afro 11 mijë vota

Befasia e zgjedhjeve: Eljesa Rashiti nga LVV-ja, kandidatja më e re për deputete, arrin afro 11 mijë vota

Me vetëm 10 ditë angazhim zgjedhor, Eljesa Rashiti, kandidatja më e re për deputete nga Gjilani, ka arritur të sigurojë afro 11 mijë vota në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

24-vjeçarja, e cila me profesion është inxhiniere softuerike, renditet ndër emrat më të spikatur të këtyre zgjedhjeve pas një angazhimi të shkurtër elektoral, duke reflektuar besimin e qytetarëve ndaj brezit të ri dhe përfaqësimit të ndershëm politik.