Amerikanët kapin një tjetër tanker nga ‘flota në hije’! Reagimi nga Moska, Trump sulmon aleatët

Rojet Bregdetare të Shteteve të Bashkuara kanë ndaluar një tjetër tanker nafte të lidhur me Venezuelën në ujërat e Amerikës Latine, ndërsa Washingtoni vijon zbatimin e bllokadës ndaj anijeve të sanksionuara që transportojnë naftë venezuelase.

Sipas një zyrtari amerikan të cituar nga New York Times, anija e ndaluar është supertankeri M Sophia, i cili u kap në Karaibe. Zyrtari tha se mjeti lundrues po mbante një flamur të rremë kamerunas në momentin e ndërhyrjes.

Në raportime të veçanta, zyrtarë amerikanë i thanë Reuters se M Sophia është një tanker, i cili ishte larguar nga ujërat venezuelase në fillim të janarit si pjesë e një flote që transportonte naftë drejt Kinës.

Sipas të dhënave të lundrimit, anija po operonte në të ashtuquajturin “dark mode”, me transponderin e fikur, për të shmangur gjurmimin.