Krimet zgjedhore po vazhdojnë të dalin në pah edhe pas përfundimit të procesit të votimit.
Policia e Kosovës ka ndaluar një person për 48 orë nën dyshimin për manipulim të procesit të numërimit të votave në Deçan, pas autorizimit të Prokurorisë në Pejë për hetime lidhur me zgjedhjet e fundit.
Raportimet në media tregojnë se e dyshuara mund të jetë shefja e kabinetit të kryetarit të Deçanit, Manjolla Shala.Gazeta “Sinjali” ka kontaktuar me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili tha se nuk ka marrë ende informata zyrtare për arrestimin dhe bazohet vetëm në ato që ka parë në media.Shefe e kabinetit është, për arrestim ende nuk kam informata zyrtare, përtej asaj që kam parë në media”, tha ai për Sinjali.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!