Raporti i Transparency International dhe Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025 është publikuar.
Këtë herë përnime. Jo si kumtesat e opozitës së çoroditur, e cila me fake news deshi të mbjell huti dhe pasiguri te publiku.
Raporti tregon se vendi është ngritur për katër pozita krahasuar me vitin e kaluar. Ky padyshim është sinjal pozitiv. Por vlerësimi me 40 pikë nga 100 na kujton se sfidat janë ende të mëdha dhe se nuk ka vend për vetëkënaqësi.
Si Zëvendëskryeministër përgjegjës për qeverisjen e mirë, kam shtyrë përpara disa hapa konkrete:
- Qeveria miratoi Planin akcionar të reviduar të Strategjisë për Transparencë 2023–2026, me afate dhe përgjegjësi të qarta zbatimi.
- Transparenca e pronësisë së vërtetë po kthehet në mjet real parandalues, duke lidhur të dhënat e pronarëve përfitues me proceset publike, sidomos prokurimin.
- Po forcohet hallka që ka munguar prej vitesh: ndjekja financiare dhe konfiskimi i pasurisë, përmes funksionalizimit të Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë si mekanizëm koordinues të nivelit të lartë.
- Shumë shpejt do të miratohet strategjia e re nacionale anti-korrupsion, më e fokusuar dhe më e mprehtë për të goditur korrupsionin.
Ka ende shumë punë përpara.
Por çdo ditë po e vëmë shtetin në binarët e duhur.